Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Masa administrative me “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër.

Përsa i përket Planit të marrjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore