AKU ushtroi 151 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: restorante, fast-food, magazina ushqimore, përpunim kafeje, njësi tregtimi bulmeti, njësi tregtimi produkteve te mishit etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 31 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
U asgjësuan 12.4 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 7 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!