Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar ditën e sotme bashkitë Kukës, Bajram Curri dhe Has, për kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare të tregtimit të produkteve ushqimore në tregje.
Një nga kriteret e sigurisë ushqimore, janë edhe kushtet se si duhen trajtuar produktet ushqimore në tregjet e hapura, të cilat administrohen nga bashkitë, apo që janë miratuar nga njësitë vendore dhe janë në administrim të subjekteve private apo të vetë bashkive.
Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Isuf Shehu, referuar problematikave të produkteve ushqimore në tregjet e hapura, inspektorët e DRAKU Kukës kanë kryer inspektimin e tregjeve të hapura në këtë qark, ku tregtohen produkte ushqimore, fruta-perime dhe prodhime me origjinë shtazore. Nga inspektimi është konstatuar se, tregwtimi i produkteve ushqimore bëhet në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, me tezga në rrugë, në shkelje të kërkesave të Ligjit “Pwr ushqimi”.
Në këto tregje, tregtohen produkte ushqimore në kushte të papërshtashme të ruajtjes së produktit, veçanërisht në këtë periudhë, kur rriten temperaturat, gjë e cila rrezikon seriozisht shëndetin e konsumatorëve. Gjithashtu inspektorët kanë konstatuar se, të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore, nuk janë të formalizuar me NIPT.
Nga problematikat e shumta të konstatuara gjatë inspektimeve në tregjet e bashkive Kukës, Bajram Curri dhe Has është marë masa administrative me paralajmerim, “sipas nenit 48, pila 1 e Ligjit pwr Inspektimin. Bashkive Kukës, Bajram Curri dhe Has, u është lënë një afat 20 ditor për korigjimin e problematikave të konstatuara.

14/04/2016