Gjatë ditës së sotme në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u realizua takimi mes përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë ushqimore në forcim të bashkëpunimit dhe zbehjen e çdo barriere në lidhje me eksportet që kryhen nga Kosova në Shqipëri.

Konkretisht në takim si përfaqësues të institucioneve morën pjesë: nga AKU Z. Arapi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, Z. Kullolli  Drejtor i Komunikimit te Riskut dhe Monitorimit, Z. Qeli Drejtor i Vlerësimit të Riskut me përfaqësues nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) dhe përfaqësues nga Kosova ishin Z. Krasniqi Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovës (AUV), Z. Hasani, ambasador i Republikës së Kosovës Z. Krasniqi Kryetar i OAK dhe tre përfaqësues të bizneseve ushqimore në Kosovë.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat po përballen bizneset prodhuese të produkteve ushqimore nga Kosova gjatë eksportit në Shqipëri.

AKU shpreh angazhim të plotë për të lehtësuar barrierat për operatorët e biznesit ushqimor të Kosovës, në respektim të kuadrit ligjor të përcaktuar si një Autoritet ligj zbatues.