Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Konkretisht, gjatë një kontrolli, në subjektin Bella Mozzarella Co shpk rezultoi se ishte i paregjistruar si aktivitet për “Prodhim, përpunim të qumështit dhe nënprodukteve të tij” .

Gjithashtu inspektorët e DRAKU, Durrës bllokuan 50 kg produkt djathi për shkak se mungonte etiketa notifikuese e produktit si dhe prodhohej në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Për shkeljet e mësipërme u mor masa e menjëhershme ndalim aktiviteti , bllokim i 50 kg produkt i gatshëm Djath Mozzarrella si dhe masë administrative me gjobë 1.350.000 lekë.

Ky operacion i Aku-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në në subjekte, produkte të pa sigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij).