Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të Taks-Forcës anti-covid.

Këshillohet në çdo monitorim që bizneset të kujdesen për zbatimin e protokolleve të sigurisë, si pajisjen me maska dhe mbajtjen e distancës fizike.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dy masa administrative për tregtim të produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 14 mostra për monitorimin e qumështit.

AKU çdo ditë në terren në garantim të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës së konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore