Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës Anti-Covid. Orientohet dhe këshillohet pa ndërprerë që të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë, kundër përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Gjatë inspektimeve ndaj një subjekti është dhënë masë administrative për tregtim ushqimi të pasigurt.

Është bërë asgjësimi i 10.7 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta- perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit çdo ditë në terren në mbrojtje të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#Bashkëpërsigurinëushqimore