Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar gjatë ditës së sotme  inspektimin dhe monitorimin si pjesë e Taks-Forcës Covid-19.

Vijohet nga ana e Taks-Forcës të këmbëngulet ndaj çdo biznesi që të respektojë rigorozisht protokollin e sigurisë anti-covid.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi një masë administrative për tregtim të produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra kryesisht për monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore