Trupat inspektuese të Autoritetit  Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 510  inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë në disa biznese  masa administrative, bllokime produkti dhe ndërprerje aktiviteti.

Nga trupat inspektuese është një masë administrative në një biznes për mosimplementim të sistemit HACCP. Në një subjekt tregtim mishi është bërë bllokimi i një sasie prej 11 kg mish gici pa vulë dhe certifikatë veterinare, për rrjedhojë është dhënë edhe masë administrative ndaj këtij subjekti.

Një masë e tretë me ndërprerje aktiviteti është dhënë në një tjetër biznesi, për mosplotësim të kushteve higjieno-sanitare.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 41 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë  ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore