Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar ditën e sotme inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim këmbëngulet nga ana e Taks-Forcës për zbatimin me përpikmëri të protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së virusit. Në higjienizim ambientesh, mbajtje të detyruar të maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtje të distancës fizike. Për mungesë të këtij protokolli aq të nevojshëm në këtë periudhë, ndaj një subjekti është vendosur një masë administrative.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një subjekti një masë administrative për mungesë të higjienës së ushqimeve dhe është bërë bllokim i menjëhershëm i një pjese të këtij aktiviteti. Gjithashtu në disa subjekte të tjera ushqimore janë dhënë paralajmërime, për mungesë të rinovimit të librezës shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizës së ujit dhe Planit 3 D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 46 mostra kryesisht në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe të qelizave somatike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore