Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në terren edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Kërkohet nga Taks-Forca që nga çdo biznes të zbatohet përpikmërisht protokolli i sigurisë anti- covid, mbajtja e detyruar e maskave në ambiente të brendshme, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancës fizike si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa me paralajmërime nëpër biznese kryesisht për mos rinovim të librezave shëndetësore, analizave të ujit, si dhe mungesës së Planit 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë gjatë ditës së sotme 16 mostra për monitorim të qumështit.

AKU vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore