Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin  si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Grupet  e Task-Forcës këmbëngulin gjatë çdo monitorimi në biznese që të zbatohet protokolli i sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e detyruar e maskës në ambiente të mbyllura  dhe distanca fizike, si masa kufizuese të përhapjes së virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë tre masa administrative në operatorë të biznesit ushqimor. Një masë administrative është dhënë në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Një tjetër masë është dhënë në një njësi tregtimi mishi, për tregtim të produktit mish pa vulë dhe certifikatë veterinare. Një masë e tretë është dhënë nga trupa inspektuese e AKU-së në një subjekt për therje jashtë kushteve të lejuara.

Me kërkesë të dy subjekteve është bërë  asgjësimi i 32.317 ton produkte ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 16 mostra kryesisht në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

#bashkepersigurineushqimore