Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 422 inspektime dhe monitorime edhe pjesë si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

AKU si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid është duke monitoruar të gjitha bizneset, të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatim me përpikmëri të të gjithë elementëve të protokollit Anti-Covid. Gjatë monitorimeve vërehet se zbatohet i gjithë protokolli Anti-Covid, që nga kushtet higjieno-sanitare  dhe mbajtja e detyrueshme e maskave Vijojnë këshillimet në mbajtjen e distancave fizike, sidomos të konsumatorëve gjatë blerjeve, ashtu edhe për të gjithë qytetarët sensibilizim për mbajtjen domosdoshmërisht të maskave.

Gjatë inspektimeve janë dhënë tetë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mungesë të Planit 3D, si dhe rinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 25 mostra në monitorim të qumështit dhe të analizimit të  fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU vijon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore