Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet për sigurinë ushqimore, si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Vijon të bëhet këshillimi dhe orientimi i disa Operatorëve të Biznesit Ushqimor për problematika të hasura në protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

Janë asgjësuar 14 ton ushqime me kërkesë të një subjekti , si dhe janë marë 27 mostra në total.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bazuar edhe legjilacionit ne fuqi do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.