Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mbajti një konferencë për shtyp me qëllim deklarimin e hapjes së fushatës sensibilizuese për Operatorët e Biznesit Ushqimor dhe konsumatorët në vend me moton “Së bashku në funksion të rritjes së standardeve të Sigurisë Ushqimore në vend dhe përmirësimit të klimës së bërjes biznes”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do t’a zhvillojë këtë fushatë në të gjithë vëndin në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim edukimin e brezave të ardhshëm të inspektorëve të AKU-së. Gjatë periudhës në vijim, e cila korrenspondon edhe me festat e fundvitit krahas intensifikimit të kontrolleve do të synohet ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë përsa i përket sigurisë së produkteve të cilët tregtohen, por edhe rëndësinë e zbatimit të detyrimeve ligjore të sigurisë ushqimore nga Operatorët e Biznesit Ushqimor.

Z. Lili gjatë fjalës së tij theksoi se misioni madhor i AKU-së është mbrojtja e shëndetit të kosumatorëve. “Konsumatorët janë inspektori real i AKU-së, ndaj në këtë sfidë vetëm së bashku mund t’ia dalim”. Duke shprehur falenderim për të gjitha mediat që me denoncimet e rasteve dhe ngritjes së problematikave janë kthyer në partner strategjik të përmbushjes së kësaj sfide, i ftojmë të gjithë të bëhen pjesë në rubrikën “Denonco” : info@aku.gov.al / ShqipëriaqëDuam / 08007575 ( pa pagesë) / tel: 042254052.