Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë  16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 48 mostra në monitorim të produkteve qumësht dhe në analizim të produkteve fruta-perime për mbetje te pesticideve.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 621 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore