Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që janë më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare në tre subjekte, në Golem dhe Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet  “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz” (kategoria II.1.B).

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Restorant”  Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar përdorimi (niseshte, bukë e bluar për gatim). Gjithashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. “Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  3. “Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vekontrollit (HACCP),
  4. “Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të planit të vetëkontrollit (HACCP).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHÊNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052