Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit dhe shëndetit të konsumatorëve. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se dy subjekte në Tiranë, një në Berat dhe një në Dibër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:
·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Astrit Murataj” me aktivitet “Market për produktet ushqimore”, Kamëz, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse.
Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse.
·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hazbi Dervishi” me aktivitet “Supermarket për produkte ushqimore”, Tiranë, u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore.
Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.
·         Nga kontrolli i ushtuar në subjektin “Isa Crroj” me aktivitet “Tregtim mishi”, Bulqizë, Dibër, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 100.000 lekë për ushtrim të aktivitetit i paregjistruar në QKB,
  2. “Gjobë” me vlerën 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientin e tregtimit,
  3. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore.
·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Fidaete Gjika” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Poliçan, Berat, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Gjobë” me vlerën 50,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin,
  3. “Gjobë” me vlerën 150,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme,
  5.  “Bllokim i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.
AKU vijon punën e intensifikuar në të gjithë vendin, duke kontrolluar përmbushjen e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.​

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052