Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik 2019. Nga inspektimet e kryera në 3 subjekte, në kuadër të këtij plani, Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë konstatoi si në vijim:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Import dhe magazinim i lëndës së parë për pastiçerinë, prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse në fushën e ushqimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën administrative të mëposhtme:

  • “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse.

 

Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i produktit vezë” u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i pa licencuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Gjithashtu, u konstatua se magazina nuk kishte ventilim; nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prani e sendeve të tepërta në magazinë (goma makine, dërrasa, hekura etj). Për sa më sipër,  u mor masa e urgjente e ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 6480 kokrra veze, me etiketim jo konform kërkesave të ligjit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  • “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,
  • “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  • “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  • “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë
  • “Bllokim i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

 

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Magazinim dhe tregtim i poduktit vezë” te pa licencuar në aktivitetin përkatës (II.1.B). Nga kontrolli u konstatua se: magazina nuk kishte ventilim: nuk kishte  pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit; kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan; si dhe prania e sendeve të tepërta në magazinë (goma makine, derrasa, hekura etj). Për sa më siper, u mor masa e urgjente e menjëhershme e ndërprerjes së aktivitetit. Gjatë kontrollit, u konstatuan një sasi prej 7200 kokrra vezë, pa etiketim.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  • “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,
  • “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  • “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  • ‘Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit te gjurmueshmërisë.
  • “Ndërpreja e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë,
  • “Bllokimi i produktit” (vezë) deri në etiketimin konform kërkesave ligjore.

 

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “Gjobë” të vendosura në keto tre subjekte, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ju bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin, duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHÊNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052