Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve kanë zhvlluar një trajnim në lidhje me procedurat ligjore në furnizimin dhe marrjen në dorëzim të ushqimeve dhe të artikujve të tjerë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë këij trajnimi, u diskutuan tematika mbi sigurinë ushqimore, terminologjinë dhe kuadrin ligjor; u trajtuan informacione mbi kushtet e ruajtjes, transportit, dokumentacionit shoqërues, si dhe ndjekja e procesit të gjurmueshmërisë për produktet me origjinë shtazore.