Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në terren edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Grupet monitoruese të Task-Forcës këmbëngulin që të zbatohet rigorozisht protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një biznes për produkte me afat të kaluar përdorimi, si dhe janë dhënë 28 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mossistemim të ambienteve të prodhimit etj.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të qumështit por edhe në analizim të perimeve për mbetje pesticide.

AKU do të vazhdojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore