Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas vënies në dijeni nga drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia”, në Shkodër, të cilët shprehën shqetësimin për pasigurinë e ushqimeve të gatshme që tregtohen nga një subjekt në oborrin e shkollës, ndërrmori një inspektim në këtë subjekt.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se produktet që tregtohen nga ky subjekt janë brenda afatit të konsumimit. Por subjekti nuk dispononte dokumentacion shoqërues për produktet dhe për pajisjet. Për këtë subjekt u mor masa administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë (njëqind mijë lekë) dhe masa administrative “Bllokim aktiviteti”.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU!

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052