EFSA ka identifikuar strategji për menaxhimin e derrave të egër në faza të ndryshme të epidemisë së gripit afrikan të derrave: cfarë duhet bërë përpara, gjatë dhe pas. Derrat e egër njihen se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët e EFSA hetojnë densitetin e popullsisë së derrave të egër në Evropë dhe vlerësojnë masat për të reduktuar atë dhe për ti mbajtur ata larg kafshëve të painfektuar. Ato gjithashtu identifikojnë mënyra për të dalluar herët shenjat e sëmundjes.

Masa si gjuetia intensive dhe mos-ushqyerja e derrave të egër duhet te implementohen duke reduktuar riskun për shpërthime të sëmundjes. Në rastet e një epidemie, duhet te shmangen aktivitetet që mund të rrisin lëzijen e derrave të egër.

Ekspertët nuk mund të përcaktojnë një nivel të popullsisë së derrave të egër nën të cilin të dallohet virusi, pasi sëmundja është përhapur edhe në zona me popullsi të ulët të tyre.

Në lidhje me këtë theksohet rëndësia e dialogut të rregullt ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë me qëllim rritjen e përgatitjes.

Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit në shoqvri dhe nxitja e njerëve që të raportojnë për karkasa të gjetura të derrave të egër janë thelbësore për luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Monitorimi pasiv – raportimi për derra të egër të ngrordhur – mbetet mënyra më efikase pvr të identifikuar raste të reja mbi sëmundjen në ato zona të quajtura të lira nga sëmundja.
Thirrje për të dhëna krahasuese

Theksohet nevoja për të dhëna të grumbulluara në të gjithë Evropën, në mënyrë që të harmonizohet informacioni dhe të dhënat të bëhen të krahasueshme.

Për të plotësuar këto boshllëqe, EFSA po financon një projekt – ENETWILD – me synim grumbullimin dhe harmonizimin e të dhënave në një shpërndarjeje gjeografike në mbarë Evropën.

Për më shumë informacion, shikoni videon në link:

http://www.efsa.europa.eu/en/press/news/180711

Guida e re dhe praktike e EFSA për gripin e derrave: cfarë është dhe si të mbrojmë derrat e shtëpisë nga infektimi. Nga shkaqet tek simptomat e masave parandaluese, një listë e praktikave më të mira se si të mbrojmë kafshët e fermës dhe popullsinë e derrave të egër nga sëmundja.