AKU në Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit: Angazhim maksimal për produkte të sigurta dhe informim transparent

Në kuadër të 15 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Produkte të sigurta – Konsumatorë me besim”, organizuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian. Ky takim shërbeu si një platformë për të diskutuar mbi rëndësinë e vendosjes në treg të produkteve të sigurta dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit me acquis-in e BE-së, si një shtyllë kryesore e procesit të integrimit. Gjatë diskutimeve, u theksua domosdoshmëria e një bashkëpunimi të koordinuar ndërinstitucional për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, me fokus të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e monitorimit të standardeve të sigurisë në të gjithë zinxhirin ushqimor.

​Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, mbrojtja e konsumatorit mbetet misioni kryesor, duke garantuar jo vetëm ushqim të sigurt, por edhe një informim të saktë e transparent mbi produktet që qarkullojnë në treg. Përmes forcimit të kontrolleve zyrtare dhe nxitjes së kanaleve të komunikimit, siç është linja e gjelbër 0800 7575 dhe e-maili zyrtar info@aku.gov.al, për trajtimin e ankesave, AKU synon të rrisë besimin e qytetarëve te institucionet mbikëqyrëse. Angazhimi ynë vijon të mbetet i palëkundur në drejtim të edukimit të konsumatorit dhe zbatimit efektiv të ligjit, duke siguruar që çdo qytetar të ketë qasje në produkte që përmbushin standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë shëndetësore.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme