14.01.2022 | AKU Durrës:
 
Inspektorët kanë kryer inspektime në zbatim të planit të punës në 23 subjekte, përkatësisht: markete , restorant, bar, furrë buke. Për shkeljet e konstatuara u morën 10 masa Paralajmërim. Është kryer 1 inspektim për verifikimin e kartës teknologjike, u miratua . Inspektorët e Mbrojtjes së bimëve kanë kryer 1 inspektim në subjekt tregtim duhani, nuk u konstatuan shkelje.
 
14 janar 2022 | AKU Gjirokastër: 25 inspektime në terren në furra buke, prodhime brumi, fast food dhe në pikën e inspektimit kufitar për produkte importi.
 
14 janar 2022 | AKU Fier: u kryen 9 inspektime në njësi tregtimi mishi, peshku, piceri  dhe njësi tregtimi inputesh bujqësore. Janë dhënë 5 paralajmërime për parregullsi në dokumentacion.