Një subjekt i cili ka përfunduar regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), në fushën e ushqimit në aktivitetin “Ushqim për Kafshë”, është i detyruar të njoftojnë Drejtoritë Rajonale të AKU, për vendin e kryerjes së aktivitetit dhe natyrën e tij jo më vonë se 30 ditë nga fillimi i veprimtarisë me pakicë. Subjektet që kryejnë aktivitet me pakicë nuk licencohen, pra nuk janë të detyruar të pajisen me licence në (QKB). Nëse subjekti kryen aktivitet me shumicë është i detyruar që të bëje aplikim për pajisje me licencë pranë QKB, të cilin mund ta bëjnë online ose direkt në sportelet e këtij institucioni, ku lista me dokumentet provuese që duhet të paraqesin është e publikuar në faqen zyrtare të QKB.

Në lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit, AKU ushtron kontrollin në vend për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit në fuqi. Është detyrë e çdo Operatori të Biznesit Ushqimor që përgatit, përpunon, prodhon, ruan dhe shpërndan, produkte ushqimore, ose ushqim për kafshë në mjedise të ushtrimit të aktivitetit me pakice apo shumicë, të siguroje zbatimin me rigorozitet të kërkesave dhe kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, në ambientet e tij, si dhe dokumentacion të rregullt të produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:

  • Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • VKM Nr. 760. Date 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshe përgjatë zinxhirti ushqimor”
  • Udhëzim Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”.
  • Udhëzim Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,
  • Urdhër Nr. 192, datë 06.06.2011 “Për miratimin e rregullores mbi substancat e padëshiruara në ushqimin e kafshëve”.
  • Udhëzim Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorëve të biznesit ushqimorë”;

 

Gjithashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik, personeli që do të punoje ne subjektin ne fjale duhet te pajiset me këtë dokumentacion :

  • Librezë shëndetësore, te detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe
  • analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike.

Gjithashtu çdo operator biznesi ushqimor duhet te plotësojë;

  • Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit. (nëse bën transport).
  • Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
  • Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
  • Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
  • Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
  • Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.
  • Drejtuesi teknik. (ne raste se kryen aktivitet me shumice)
  • Plani HACCP (ne raste se kryen aktivitet me pakice) Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP).
  • Gjurmueshmërinë.
  • Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)

Si dhe te gjithë kërkesat qe mban liste verifikimin perkatës (linku liste verifikimit bashkengjitur).