Ekspozimi ndaj Substancave Kimike në Plastikë

Ne ekspozohemi ndaj produkteve të plastikës çdo ditë. Konteinerët e ushqimit dhe pijeve, pjata apo gota me një përdorim dhe shishet e kozmetikës, janë të gjitha prej plastike dhe të gjitha përbëhen nga substanca kimike. Kërkimet kanë treguar se të gjitha plastikat mund të çlirojnë substanca kimike nëse gërvishten ose nxehen. Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se në nivele të caktuara ekspozimi, disa nga kimikatet në këto produkte, si bisphenol A (BPA), mund të shkaktojnë kancer te njerëzit.

Hapat që duhet të ndërmerrni

Shmangni ekspozimin ndaj BPA:

  • Merrni shishen tuaj të ujit, prej qelqi, çeliku ose qeramike dhe mbusheni me ujë të filtruar.
  • Reduktoni konsumin e ushqimeve të konservuara dhe shmangini fëmijës suaj konsumin e formulave të gatshme.
  • Përdorni biberona, në etiketën e të cilëve të shënohet “BPA free” (pa prani të BPA)
  • Shmangni prekjen e kopjeve të karbonit të faturave të arkës. Nëse merrni një faturë prej karboni mos e ricikloni. Riciklimi i faturave me përmbajtje të BPA, sjell shpërndarjen e BPA në produkte të tjera të prodhuara nga letra e ricikluar, përfshirë dhe fasoletat ose letrën e tualetit.
  • Në materialet e plastikës shihni me vëmendje simbolin e riciklimit me numrin 7, në pjesën e poshtme. Nëse nuk shënohet “PLA” ose të ketë një symbol gjetheje të shënuar, mund të përmbajë BPA. Referohuni tabelës së mëposhtme për më shumë informacion mbi llojet e plastikës.

 

Me qëllim shmangien e ekspozimit ndaj kimikateve të plastikës:

  • Mos gatuani në enë prej plastike, ose përdorni thasë për pjekjen/vlimin e ushqimeve; mbjetjet e plastikës mund të migrojnë drejt ushqimit, gjatë ngrohjes në mikrovalë.
  • Përdorni enë kuzhine prej qelqi, porcelani, inoksi, ose, çeliku sa herë të jetë e mundur, sidomos nëse ushqimi ose pija është e ngrohtë.
  • Materialet e plastikës me simbol riciklimi me numër 2, 4 dhe 5 konsiderohen OK për përdorim. Materialet e plastikës me symbol riciklimi 7 janë OK për sa kohë shënohet “PLA” ose kanë një silmbol gjetheje. Numri i simbolit të riciklimit është kodi që tregon se çfarë lloj plastike është përdorur në prodhimin e produktit. 
  • Simboli i riciklimit me numrin 1 është gjithashtu OK për përdorim, por nuk duhet përdorur më shumë se një herë (mos rimbushni shishet e ujit të blera në dyqan!). Mbani të gjitha enët e plastikës larg ekspozimit nga nxehtësia dhe dielli.

Polietilen-tereftalati (PETE ose PET): përfshin shishet plastike pa ngjyrë të ujit ose pijeve me gaz; përgjithësisht këshillohen për përdorim, por jo për ripërdorim.

Polietileni me densitet të lartë (HDPE): përfshin enë qumështi të errëta, shishe detergjentësh, shishe lëngjesh, vasketat e gjalpit dhe shishet për kozmetikën; konsiderohet në rregull për t’u përdorur.

Poliklorurvinili (PVC): përfshin ambalazhet e ushqimit, shishet e vajit të gatimit dhe tubacionet hidraulike; mos i përdorni për gatim dhe përpiquni të minimizoni përdorimin e tyre (përdorni letër kuzhine në vend të mbështjellësit dhe përdorni enë qelqi në mikrovalë).

Polietileni me densitet të ulët (LDPE): përfshin qeset ushqimore, disa ambalazhe ushqimore, shishe dhe qese buke; konsiderohet në rregull për t’u përdorur.

Polipropileni: përfshin gotat e kosit, shishet e ujit, shishet e ilaçeve, shishet e ketchup-it dhe konsiderohet në rregull për t’u përdorur.

Polistireni/Stirofom: përfshin pjata dhe gota njëpërdorimshme dhe materiale paketimi; mos gatuani ushqim në këto plastikë dhe shmangni përdorimin e plastikës me nr. 6 rreth çdo lloj ushqimi.

Të gjitha plastika të tjera që nuk përfshihen në kategoritë e tjera dhe përzierjet e plastikës 1 deri në 6 janë etiketuar me një 7, duke përfshirë kompakt disqe, kuti kompjuteri, produkte që përmbajnë BPA dhe disa shishe për fëmijë.

PLA (polimeri polilaktid) është një plastikë e prodhuar nga bimët (zakonisht misri, ose kallam sheqeri) që gjithashtu është etiketuar me një 7. Plastika PLA nuk përmban BPA; asnjë shqetësim nuk është ngritur në lidhje me përdorimin e plastikës PLA në ushqim. Tani për tani, mund të jetë e vështirë të dallosh ndryshimin midis një plastike PLA nr. 7 plastikë dhe një plastike Nr. 7 me përmbajtje BPA. Disa plastika PLA mund të thonë “PLA” pranë simbolit të riciklimit, të tjerat mund të kenë një simbol gjetheje pranë simbolit të riciklimit.

Për të pastruar çdo konfuzion, prodhuesit e plastikës PLA po punojnë me Shoqërinë Amerikane për Testimin dhe Materialet Ndërkombëtare, një grup global që zhvillon standarde, për të krijuar një sistem të ri numërimi riciklimi që do t’i jepte plastikës PLA numrin e vet.

Mos gatuani ushqim me enë plastike nr. 7, që nuk janë PLA dhe mos i përdorni për paketimin e ushqimeve.