Pyetje te shpeshta

Po, çdo produkt ushqimor, i cili tregtohet duhet të ketë etiketën e tij dhe ajo duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Aty ku datat janë të vendosura në etiketë, nuk duhet të injorohen në asnjë mënyrë. Gjithmonë shikoni datën e skadencës dhe mos konsumoni ushqim, të cilit i ka kaluar data e skadencës. Nëse gjeni një produkt të tillë, ruajeni bashkë me faturën e blerjes dhe denoncojeni rastin pranë AKU-së në qarkun ku banoni.

Nëse keni blerë një produkt data e skadencës të cilit i ka kaluar, mos e konsumoni në asnjë mënyrë. Kthejeni mbrapsht në dyqanin ku e keni blerë, ose raportojeni pranë AKU-së së qarkut ku banoni, ku çështja do të ndiqet nga strukturat përkatëse. Gjithashtu mund të kontaktoni me numrin tonë Jeshil 0800 75 75 për të bërë një ankesë, ose mund të dërgoni një e-mail tek faqja jonë në internet www.aku.gov.al

Përgjithësisht duhet të zbatohen kushtet e ruajtjes së produkteve, të cilat janë në etiketë dhe për produktet të cilat duhet të ruhen në frigorifer, ato duhet të futen aty sa më shpejt të jetë e mundur pas blerjes. Ndërkohë ato që teprojnë pas konsumimit duhet të futen të mbuluara në frigorifer dhe duhet të përdoren brenda 2-3 ditëve. Së fundmi këshillohet që të pastrohet frigoriferi periodikisht në mënyrë që ushqimet e mbetura me kohë aty, të mos konsumohen.

Po, nëse paketimi plastik është i përbërë nga material organik dhe i paketuar në mënyrë hermetike në mënyrë që ajri të mos ketë kontakt me mishin. Duhet patur kujdes që mishi të ruhet veçmas nga produktet e tjera.

Në përgjithësi në mënyrë që të ruhet cilësia, ushqimi i ruajtur në frigorifer nuk duhet të kalojë periudhën më shumë se 6 muaj.

Paketimi me të cilin blini bukën duhet të jetë me material organik të biodegradueshëm. Zakonisht këto ambalazhe janë prej letre ose në raste të rralla me plastikë të biodegradueshme. Për të qenë më të sigurt se për çfarë materiali bëhet fjalë, mund t’i kërkoni shitësit certifikatën e origjinës së ambalazhit, të cilën operatori i biznesit ushqimor duhet ta ketë në çdo rast.

Prodhuesit janë të detyruar të listojnë të gjithë përbërësit në ushqim në
etiketën përkatëse. Në etiketën e produktit, përbërësit shënohen me rradhë duke filluar nga përbërësi mbizotërues ( i përdorur në sasinë më të madhe)duke ndjekur një rend zbritës
në përbërësit me sasi më të vogla. Etiketa duhet të rendisë emrat e çdo aditivi të certifikuar
si(p.sh., FD& CBlueNr1 ose emri i shkurtuar, Blue1). Disa përbërës mund të jenë të listuar edhe në grupe si”shije”, “erëza”, “aromatizues artificiale”, ose në rastin e ngjyruesve që përjashtohen nga certifikimi, “Ngjyra artificiale,” pa përmendur secilin prej tyre. Deklarimi i përbërësve alergjike mund të realizohet thjesht duke i emërtuar përbërësit alergjike në listën e përbërësve.

Edhe pse kjo është një cështje që diskutohet që prej vitit 1970,rezultatet e studimeve të kryera mbi këtë cështje ose kanë qenë të pamjaftueshme ose të vështira për t’u interpretuar nga ana shkencore. Në 1982 një panel i ngritur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA konkludoi se një dietë e modifikuar për fëmijët me hiperaktivitet ka dhënë rezultate të kënaqshme në lidhje me reduktimin e sindromit të hiperaktivitetit. Megjithatë paneli theksoi se dieta të tilla nuk duhet të përdoren në mënyrë universale për të trajtuar hiperaktivitetin tek fëmijët, pasi nuk ka asnjë provë shkencore që një trajtimi i tillë mund të justifikojë eliminimin e ushqimeve të caktuara nga dieta. Një botim i vitit 1997 nga ( Journal of the American Academy of Child & Adolescent Psychiatry)vërejti vështirësinë që kanë fëmijët dhe adoleshentët për t’u përshtatur me dietat e kufizuara. Kështu, trajtimi me nje diete të kufizuar nuk duhet të përdoret, përveç ndoshta rasteve kur numër fëmijët e moshës parashkollore mund të jenë të ndjeshëm ndaj tartrazines, një ngjyrues i njohur zakonisht si FD & C Yellow No.5. Në vitin 2007, ngjyruesit e certifikuar përsëri u vunë në qendër të vëmendjes pas një studimi të ndërmarrë nga Agjensia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u angazhua në hetimin e ngjyruesve të caktuar të cilat mendohet se shkaktojë hiperaktivitet tek fëmijët.
Si FDA (food and drug administration) dhe EFSA të cilat e shqyrtuan në mënyrë të pavarur
rezultatet nga ky studim arritën në përfundimin se nuk ka prova që eksiston një lidhje midis aditivëve ngjyrues që u testuan dhe efektin mbi sjelljen e tyre.

Përbërësit natural rrjedhin nga burimet natyrore (p.sh., soje dhe misri sigurojë lecithin për të ruajtur qëndrueshmërinë e produktit; panxhar siguron pluhurin e panxharit që përdoret si ngjyrues). Përbërës të tjerë që nuk gjenden në formë natyrale duhet të prodhohen në mënyrë sintetike . Të tillë janë përbërësit artificiale. Gjithashtu, disa përbërës të gjetur në natyrë mund të prodhohen artificialisht, sepse kanë kosto më të ulët, pastërti më të madhe dhe janë më të qëndrueshme e me cilësi të lartë në lidhje me homologët e tyre natyrore.
Për shembull, vitamina C ose acidi askorbik mund të merret nga portokalli ose të prodhohet në laborator. Përbërësit e ushqimit i nënshtrohen të njëjtit standart strikt në lidhje me sigurinë dhe cilesinë e tyre pavarësisht nëse ato janë të natyrshëm ose artificial

Duke shtuar një përbërës ushqimor me rezultat fortifikimin e tij, mund të kemi ndryshim të shijes apo ngjyrës në këtë produkt. Kjo ndodh veçanërisht kur shtohen minerale . Meqënëse askush nuk dëshiron drithëra që kanë shijen e vitaminave , përdoren sot një mori teknikash në procesin e fortifikimit. Në përgjithësi, përbërësit të cilët janë të qëndrueshëm gjatë ngrohjes (të tilla si vitamina A dhe E dhe minerale të ndryshme) inkorporohen tek drithërat (ato piqen bashkë me to). Përbërësit ushqimorë që nuk janë të qëndrueshme ndaj nxehtësisë (të tilla si B-vitamina) shtohen tek drithërat, pasi të gjitha hapat e ngrohjes kanë përfunduar.

Çdo ushqim është unik ndaj disa ushqime mund të mbajnë më shumë ose me pak shtesa ushqimore se të tjerat. Kjo është edhe arsyeja pse nivelet e fortifikimit janë të ndryshme akoma dhe në ushqime të të njëjtit lloj ( drithërat).