Donatorët

Titulli i projektit: Ngritja e AKU ne Shqiperi
Financuar nga: Komisioni Europian, CARDS 2005
Kosto e projektit: 3,0 milion €
Agjencia implementuese: Agriconsulting Europe S.A
Data e fillimit te projektit: Qershor 2007
Kohezgjatja: 44 muaj

Qëllimi i Projektit: Ngritja e kuadrit institucional, ligjor dhe administrativ te sigurise ushqimore ne Shqiperi nepermjet:

  • Krijimit te AKU, (adoptimi i struktures, pershkrimi i funksioneve/posteve te punes, percaktimi i kritereve per emerimin e stafit, hartimi i rregullave te brendshme te funksionimit te Bordit Drejtues te AKU, etj.);
  • Hartimit te nje plani perafrimi te legjislacionit per sigurine ushqimore dhe pergatitjes per transpozim te disa rregulloreve sipas Acquis Communautaire;
  • Zhvillimit te resurseve humane nepermjet trajnimeve te inspektoreve ne qender dhe rajone;
  • Ngritjes se Sistemit te Informimit te Shpejte
  • Dizenjimit, ngritjes dhe berjes funksionale te bazes se te dhenave te AKU, ku do te regjistrohen te dhena per OBU.
Titulli i projektit: Konsolidimi i Sistemit te Sigurise Ushqimore ne Shqiperi
Financuar nga: Komisioni Europian, IPA 2009
Kosto e projektit: 2,180,350.00 €
Agjencia implementuese: Agriconsulting Europe S.A
Data e fillimit te projektit: 28 Mars 2011
Data e mbylljes: 31 Mars 2014

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Permiresimi i mbrojtjes konsumatore ndaj semundjeve me origjine ushqimore, si pasoje e implementimit dhe fuqizimit te standarteve europiane te sigurise ushqimore.

Qëllimi i projektit: Konsolidimi i kapaciteteve administrative te MBUMK dhe AKU , ne implementimin e politikave kombetare te sigurise ushqimore dhe zbatueshmerine e legjislacionit perkates te perafruar sipas acquis te BE-se.

Titulli i projektit: Fuqizimi i Institucioneve te Kontrollit Ushqimor ne Shqiperi
Përfitues: MBUMK
Kontraktor: Zyra Rajonale e OBSH per Europen
Data e fillimit të projektit: 8 Prill 2009
Data e mbylljes: 7 Prill 2012

Objektivi i përgjithshëm:
Mbeshtetja e zhvillimit te sistemit te sigurise ushqimore ne Shqiperi drejt nje kuadri teknik dhe menaxherial qe do te garantoje nje siguri ushqimore ne linje me legjislacionin e BE-se.

Qëllimi:
Arritja ne nivel qendror e akreditimit per disa lloje analizash qe kryen Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinare (ISUV),te nevojshme per te monitoruar rreziqe te rendesishme mikro-biologjike dhe kimike ne zinxhirin ushqimor.

Titulli i projektit: Punime per ndertimin dhe rehabilitimin e zyrave dhe laboratore rajonale te AKU
Financuar nga: IPA 2010- Komisioni Europian
Kosto e projektit: 4.5 mln €
Data e fillimit të projektit: 10 Shtator 2012
Kohëzgjatja: 12 muaj

Objektivi i përgjithshëm: Fuqizimi dhe konsolidimi i strukturave administrative pergjegjese per garantimin e sigurise ushqimore ne Shqiperi, duke investuar ne infrastrukturen e zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU.

Qëllimi: Akomodimi definitiv i stafit te zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU, ne ambiente te posacme, te ndertuara sipas standarteve te BE.