Ku operon

  • Drejton procesin e vlerësimit të riskut në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe mbrojtjes së bimëve.
  • Planifikon, bashkërendon dhe realizon kontrollin zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
  • Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi.
  • Bashkërendon veprimtarinë e laboratorëve të autorizuar të sistemit të kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
  • Kryen kontrolle paraprake për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe mbrojtjes së bimëve.
  • Ndalon në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, veprimtarinë e operatorëve të biznesit të ushqimit dhe të atij të ushqimit për kafshë në fazat e prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit të ushqimit apo ushqimit për kafshë, kur vërtetohet se ushqimi ose ushqimi për kafshë dhe operatorët përkatës të biznesit nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
  • Kryen studime shkencore të nevojshme për vlerësimin e riskut në fushën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
  • Jep mbështetje teknike, administrative dhe shkencore, për të siguruar veprimtarinë e komitetit shkencor dhe të paneleve shkencore.
  • Informon publikun për fushën e sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.