Objektivat

Krijimi i këtij institucioni përgjegjës për mbikqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike por edhe ato sociale. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është autoriteti kompetent me funksione inspektuese për menaxhimin në nivel kombëtar të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, mbrojtjes së bimëve dhe shëndetit të kafshëve.