Bashkëpunëtorët

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore, Europian Food Safety Authority (EFSA)

efsa_logoEFSA u ngrit si pjesë përbërëse e një programi për të përmirësuar sigurinë ushqimore në BE, për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit si dhe të rekuperojë besimin e humbur, por dhe ta sigurojë atë për produktet ushqimore në BE. Duke qënë një organizëm vlerësues, EFSA jep mendime dhe këshilla shkencore në mënyrë që të hidhen baza të sigurta për politikat dhe legjislacionin europian, si dhe për të mbështetur Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe vendet anëtare të BE, për të marrë vendime të efektshme mbi menaxhimin e riskut. EFSA është përgjegjëse për ushqimet për njerëz, ushqimet për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, mbrotjen e shëndetit dhe mirëqenien e bimëve. Qëllimi fundor i EFSA-s është të jetë trupi kryesor europian i referencës për vlerësimin e riskut mbi produktet ushqimore për njerëz dhe kafshë, shëndetin e mirëqënien e kafshëve, ushqimin, mbrojtjen dhe shëndetin e bimëve. Këshillat e pavarura shkencore të EFSA-s përfshijnë dhe sistemin e sigurisë ushqimore europiane.
Për më tepër kliko këtu:
http://www.efsa.europa.eu/

Sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF)
RASFF-logo
Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimet për Kafshë (RASFF) është një mjet i shpejtë dhe efektiv për shkëmbimin e informacionit ndërmjet Autoriteteve Kompetente, kur konstatohet risk për shëndetin e njerëzve në zinxhirin ushqimor. Kjo mënyrë e shpejtë e shkëmbimit të informacionit i lejon të gjitha shtetet anëtare të rrjetit të verifikojnë menjëherë nëse ato janë gjithashtu të prekura nga ky problem. Megjithëse produkti është akoma në treg dhe mund të mos konsumohet, autoritetet janë në pozicionin që të marrin masa të menjëhershme, përfshirë dhënien e menjëhershme të informacionit ndaj publikut, nëse është e nevojshme. Shkëmbimi i shpejtë i informacionit në lidhje me rrezikun në ushqime për konsum human dhe ushqime për kafshë siguron marrjen e masave të shpejta dhe të sigurta nga të gjithë anëtarët e sistemit RASFF. Ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë ushqimore.
Cili është statusi i Shqipërisë?
Komisioni informon një shtet jo anëtar të RASFF nëse një produkt i gjurmuar në shtetet anëtare është eksportuar në një nga vendet jo anëtar i BE-së. Ky informacion bëhet i aksesueshëm nëpërmjet dritares së RASFF, i cili është një database i ri që shërben si mjet për dhënien e informacionit për vendet jo anëtare të BE. Nëpërmjet dritares AKU ka akses në dokumentat origjinale të njoftimit të shtetit, që ka konstatuar rrezik në vendin e tij nga një produkt i caktuar i cili cënon sigurinë ushqimore në vend.

Organizata Botërore e Shëndetit, World Health Organisation (WHO)

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) është autoriteti drejtues dhe koordinues i sistemit shëndetësor në Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë është përgjegjëse për krijimin e lidershipit përsa i përket çështjeve globale të shëndetit, formësimin e axhendës kërkimore shëndetësore, vendosjen e normave dhe standardeve, mbështetjen teknike për vendet që kanë nevojë për të, si dhe është përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e tendencave shëndetësore në të gjithë botën. Për më tepër kliko këtu:
www.who.int

Rrjeti Ndërkombëtar i Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore, The International Food Safety Authorities Network (INFOSAN)
infosan_logo
Globalizimi i shpejtë i prodhimit ushqimor dhe tregtisë ka rritur ndjeshëm mundësinë e aksidenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ndotjen ushqimore. Autoritetet kombëtare në të gjithë botën janë bërë tashmë të vetëdijshëm se siguria ushqimore duhet të jetë e lartë jo vetëm në nivel kombëtar, por ajo duhet mjaft e lartë edhe nëpërmjet bashkëpunimit mes autoriteteve kombëtare në një nivel ndërkombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme për të shkëmbyer informacion mbi çështjet e sigurisë ushqimore, për të shkëmbyer eksperienca, si dhe për të patur akses në informacion të saktë në raste emergjencash ushqimore në mbarë botën. INFOSAN është një iniciativë e përbashkët mes WHO dhe FAO. Ai është një rrjet global i cili përfshin 177 shtete anëtare. Çdo vend i cili bën pjesë në këtë iniciativë ka një pikë kontakti me INFOSAN për komunikimin mes autoriteteve kombëtare të çdo vendi dhe sekretariatit të INFOSAN përsa i përket rasteve emergjente. Për më tepër kliko këtu:
www.who.int/foodsafety/fs_management/infosan/en

Rrjeti Global i Alerteve dhe Përgjigjeve Emergjente, Global Outbreak Alert & Response Network (GOARN)
GOARNLogo
Rrjeti Global i Alerteve dhe Përgjigjeve Emergjente (GOARN) është një bashkëpunim teknik i institucioneve ekzistuese dhe rrjeteve të cilët bashkojnë burimet njerëzore dhe teknike për identifikimin e shpejtë, konfirmimin dhe përgjigjen në rastet e emergjencave me rëndësi ndërkombëtare. Rrjeti ofron një kuadër operacional për të lidhur këtë ekspertizë dhe aftësine për të mbajtur komunitetin ndërkombëtar vazhdimisht në alarm për rrezikun e emergjencave dhe gjithashtu të gatshëm për t’iu përgjigjur.
Për më tepër kliko këtu:
http://www.who.int/csr/outbreaknetwork/en/index.html

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë, The Food and Agriculture Organization (FAO)
fao-logo
Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara drejton përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë. FAO duke i shërbyer si vendeve të zhvilluara, ashtu dhe atyre në zhvillim, luan rolin e një forumi neutral, ku të gjitha kombet takohen në nivel të barabartë për të negociuar mbi marrëveshjet dhe zhvillimin e politikave. FAO është gjithashtu një burim dijesh dhe informacioni. Ajo ndihmon vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion të modernizojnë dhe përmirësojnë bujqësinë dhe praktikat e peshkimit për të garantuar ushqim të mirë për të gjithë. Që nga themelimi në vitin 1945, FAO është përqendruar në zonat rurale në zhvillim dhe tashmë është shtëpia e 70% të njerëzve të botës, të cilët vuajnë nga uria.
Për më tepër kliko këtu:
www.fao.org

Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit dhe Konsumatorit, The Directorate General for Health and Consumers (DG SANCO)
dgsanco_logoPuna e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit dhe Konsumatorit (DG SANCO), është garantimi i sigurisë ushqimore dhe të të mirave për konsumatorin në Bashkimin Europian. Kjo organizatë gjithashtu garanton që tregu i brendshëm i BE-së, funksionon në dobi të konsumatorit dhe siguron që Europa ndihmon në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të saj. Aktivitetet e saj prekin jetën e përditshme të qytetarëve europianë. Në mënyrë që ky mision të jetë i suksesshëm DG SANCO bashkëpunon me institucionet e BE, qeveritë e kombeve dhe agjencitë e tyre, organizatat e konsumatorit, grupet e interesit për shëndetësinë, grupet e biznesit, shkencëtarët, hulumtuesit dhe ekspertët e ndryshëm.
Për më tepër kliko këtu:
http://ec.europa.eu/dgs/health_consumer/index_en.htm