Historiku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është krijuar si pjesë përbërëse e një programi për të krijuar dhe garantuar sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

AKU, si një institucion në varësi të Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave siguron një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, si dhe synon të krijojë besimin, por dhe ta garantojë atë për produktet ushqimore në vendin tonë. AKU është krijuar me Vendim të Keshillit të Ministrave Nr. 1081 datë 21.10.2009 dhe është inauguruar zyrtarisht nga Kryeministri Berisha më 20 Maj 2010. Ky institucion është krijuar dhe mbështetur nga ekspertë të huaj me fondet e BE, duke filluar që nga viti 2007, periudhë në të cilën kanë filluar hapat e parë të konceptimit të AKU. Sot ky institucion shtrihet në të 12 qarqet e vendit me drejtoritë e saj, në të gjithë Shqipërinë.