Licencimi i OBU-ve

BAZA LIGJORE PËR LICENCIMIN E OPERATORËVE TË BIZNESIT USHQIMOR

Ligji nr. 10081 dt. 23.02.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

VENDIM I KM_538_26.05.2009 VKM PËR LICENCAT DHE LEJET QË TRAJTOHEN NGA APO NËPËRMJET QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT (QKL) DHE DISA RREGULLIME TË TJERA NËNLIGJORE TË PËRBASHKËTA

PROCEDURA E LICENCIMIT:

Procedura e aplikimit, të shqyrtimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesë aplikimeve për pajisje me licencë pranë QKB-së, për Operatorët e Biznesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit është në kompetencë të AKU-së (Sektori OSH/OJSH).

AKU verifikon plotësimin e kritereve të licencimit, dhe vendimi i saj bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura si dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet të detyrueshme tekniko-teknologjike dhe kushteve higjieno-sanitare.

Veprimtaria në Kompetence të AKU “Prodhimi dhe/ose Tregtimi i ushqimeve”, është kategoria II.1 e Shtojcës së Ligjit Nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Me nën Kategoritë përkatësisht:

(Kodi: II.I.A): Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve, me veprimtari specifike:
• Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz (II.I.A.1)
• Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim (II.I.A.2).
(Kodi II.I.B): Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz).

Sektorët OSH/OJSH në lidhje me procedurat e licencimit sipas kategorive të përcaktuara më sipër të kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin aplikativ të QKB-së, ku për të cilat ndiqet procedura si më poshtë:

1. Dokumentacioni i aplikimit për licencim nga OBU, kryhet në tre mënyra në QKB (në rrugë elektronike, në rrugë postare apo paraqitja e aplikantit direkt në sportelet e QKB-së , ku bëhet edhe shqyrtim paraprak i kërkesës së OBU nga ky institucion (QKB).
2. Publikimi në regjistrin aplikativ nga QKB për çështjet në kompetencë të AKU.
3. Shkarkimi nga sistemi i dokumentacionit të plotë, dërgimi në rrugë elektronike në DRAKU nga sektorët përkatës ku menjëherë konfirmohet marrja e tyre.
4. Procedura e shqyrtimit, inspektimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesës aplikimeve për licencë bëhet nga DRAKU-se përkatëse dhe kryhet brenda afateve të parashikuara ligjore. Në rastet kur procedura e shqyrtimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesës aplikimeve për licencë kryet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme, kjo realizohet vetëm me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së.
5. Refuzimi apo miratimi publikohet menjëherë nga AKU në regjistrin informativ me Akt të Titullarit të AKU. Vetëm mbi këtë bazë QKB-ja njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër”.
6. Në rastet e miratimeve, bëhet tërheqja e licencës në sportelet e QKB.
7. Ne rastet e refuzimeve, OBU ka të drejtën e riaplikimit direk pas aktit të refuzimit me një kërkesë të re.

Lidhur me nënkategoritë II.1.A (II.1 A1, II.1 A2), afati i marrjes së vendimit është 20 ditë, lidhur me nënkategorinë II.1.B, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë .
Periudha e vlefshmërisë: Licencat për nënkategoritë II.1.A, II.1.B , janë pa afat.

Kosto e shërbimit: Pagesa për këtë shërbim kryhet në Qendrën Kombëtare të Licencave (tarifa 100 leke).