Katër mënyra të thjeshta për të siguri më të lartë ushqimore

Për një vit të ri, shumë prej nesh mendojnë për ndryshime, për ta bërë jetën tonë të lumtur dhe më të shëndetshme e të të gjithë jemi të vendosur për të bërë më të mirën. Ndonjëherë ndryshimet janë të mëdha dhe të vështira, si humbja e 40 kilogramëve, trajnimi për një maratonë, përgjegjësitë famillaje, presioni i punës etj., që ne i harrojmë. Por zgjidhja për të ndërmarrë hapa të thjeshtë, për një ushqim të sigurt, nuk është e vështirë dhe mund të jetë njëshërbim i rëndësishëm për secilin nga ne.

Ndoshta ju nuk e dini, që shumë shpesh mund të merrni helmime nga ushqimet, të quajtura ndryshe edhe sëmundje ushqimore. Qeveria federale vlerëson se, ka rreth 48 milionë raste të sëmundjeve ushqimore çdo vit në SHBA, ekuivalente 1 në 6 amerikanë çdo vit preket nga këto sëmundje. Dhe çdo vit, nga këto sëmundje rezultojnë me rreth 128.000 të shtruar në spital, dhe 3000 të vdekur. Përderisa sëmundjet ushqimore mund të jenë të rënda, madje edhe kërcënuese për jetën, për këdo, është veçanërisht e rëndësishme për ata që janë më në rrezik, të rriturit, moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, si dhe gratë shtatzëna apo njerëzit me HIV / AIDS, kancer, diabet ose ndonjë gjendje që dobëson sistemin e tyre imunitar, të jenë të kujdesshëm në disa detaje, lehtësisht të realizueshme.

Kërcënimet për sigurinë e ushqimit vazhdimisht evoluojnë. Organizmat që shkaktojnë sëmundje dalin shpesh dhe patogjenët e njohur bëhen më të rrezikshëm. Përveç kësaj, konsumatorët gjithnjë e më shumë kërkojnë ushqim që është më pak i përpunuar. Pavarësisht nga gjithë kjo, qeveritë dhe industritë ushqimore që kanë për detyrë të na mbrojnë, duhet patjetër që konsumatorët të ndërmarrin çdo hap praktik për të parandaluar sëmundjet që vijnë nga ushqimi.

Katër sugjerime për të ndihmuar konsumatorin:

Zgjidhni të lani duart para, gjatë dhe pas trajtimit të ushqimit. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve ka potencialin për të shpëtuar më shumë jetë se çdo vaksinë e vetme ose ndërhyrje mjekësore. Për ta bërë atë në mënyrë efektive, duart duhen larë me ujë të pastër (të ngrohtë ose të ftohtë) dhe aplikoni sapun. Fërkoni duart së bashku për të paktën 20m sekonda dhe thajini me ajër të thatë peshqir të pastër.

Nëse keni vetëm një bord të prerjes së produkteve ushqimore, vendosni të merrni edhe një tjetër, që të parandaloni shmangien e patogjenëve nga një ushqim që kalon në një tjetër, ose që quhet ndër-ndotje. Përdorni një për ushqimet për gatim, të tilla si mishi, shpendët dhe ushqimet e detit, dhe tjetra për ushqime, si frutat e perimet. Në këtë mënyrë, ushqimet e papërpunuara nuk do të kontaminohen nga lëngjet e atyre që do të gatuhen. Por, pas çdo përdorimi, mos harroni t’I lani bordet me ujë të nxehtë dhe detergjentë të fortëpër eleminimin e balterieve.

Vetëm duke përdorur një termometër ushqimi, mund të jeni të sigurt se mishi, shpendët, peshqit dhe tavat apo ushqimet tjera janë të gatuar në një temperaturë të brendshme të sigurt, të nxehtë, të mjaftueshme për të vrarë çdo patogjen që mund të jetë i pranishëm: 63 ° C për mishin e përpunuar, 71 ° C për mishin e “gjallë”, 74 ° C për të gjithë shpendët dhe 74 ° F për produkte tjera me origjine mishi.

Zgjidhni për të marrë një termometër të pajisjes, frigoriferit tuaj, për t’u siguruar që temtepratura e tij nuk është më shumë se 4.5 º C. Midis 4.5 º C dhe 60 º C, është “Zona e Rrezikut”, ku bakteret shumëfishohen me shpejtësi. Sa më shumë baktere, aq më shumë ka gjasa që dikush të sëmuret. Shumica e frigoriferëve kanë vetëm një rregullim më të ftohtë / më të ngrohtë, kështu që e vetmja mënyrë për të mësuar temperaturën e tij, është të vendosni një termometër brenda. Dhe, është një ide e mirë, për t’u siguruar që temperatura është 0ºC ose më poshtë.