Regjistri i ankesave/denoncimeve dhe kthim përgjigjeve për vitin 2017

1.      Nr. Data e rregjistrimit të ankesës Objekti/ Të dhëna mbi subjektin e denoncuar Sektorit që i drejtohet Statusi i ankesës dhe data e kthimit të përgjigjes Tarifat
2. 15/03/2017 Subjekti : Market

Qarku: Tiranë

Nipti: L52215008E

Adresë: Ish Kinostudio

Përshkrimi: Pa etiketën në gjuhën shqipe

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 15.03.2017

U dërgua një grup inspektorësh në subjektin pikë tregtimi Tabacco Malu me administrator Emirjon Hajdari me NIPT L52215008E, adresë Ish Kinostudio, nga ku u verifikua një sasi e vogël e produktit të denoncuar nga qytetarja për produktin “Biscolata”. Nga gjurmueshmëria u verifikua se këto produkte importohen nga “GLOBAL GLOBISTIC SHPK. U dërgua një grup tjetër inspektorësh për të bërë verifikimin e ambientit të magazinës Global Glogistic shpk.

U konstatua produkti i denoncuar dhe u mor masë administrative “Gjobë” me vlerë 50.000 lekë për etiketimin në gjuhën shqipe të produktit të nxjerrë në treg.

Pa tarifë
3. 16/03/2017 Subjekti: Conad

Qarku: Tiranë

Rr. Andon Zako Cajupi

Nipt: K61704029H

Përshkrimi : Pa etiketë në gjuhën shqipe

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 16.03.2017

 

Sipas të dhënave pas inspektimit DRAKU Tiranë për produktin fara kungulli Peyman Dorleo me përshkrim pa etiketë në gjuhën shqipe në subjektin Conad me NIPT : K61704029H, Adresë: Rr. Andon Zako Cajupi:

Në orën 12:40 në subjektin e sipërcituar arriti një grup kontrolli i dërguar për këtë denoncim.Nga verifikimi në subjekt u konstatua se produkti “fara Kungulli” Payman Dorleo” disponon përkthimin në gjuhën shqipe të printuar në ambalazh.Krahas verifikimit të produktit të sipërcituar, u kontrolluan edhe produktet e tjera që tregtohen në këtë supermarket dhe rezultuan të pajisura në etiketën në gjuhën shqipe.

Pa tarifë
4. 17/03/2017 Qarku Elbasan

Përshkrimi: Qarkullojnë artikuj të skaduar

Koordinatat Gjeografike: 41.10896353647158 – 20.07444246751132

Produkti i denoncuar: Lemon Soda

 

DRAKU Elbasan Trajtuar, datë 21.03.2017

Nga denoncimi i ardhur në faqen e inspektorit Digital për produktin “Soda Lemon” kanaçe me afat përdorimi të tejkaluar ju bëjmë me dije se:

Informacioni i ardhur nuk jep të dhëna të sakta lidhur me adresën apo subjektin që e tregton.

Nga verifikimi i koordinatave në Google Map nuk mund të arrihet të përcaktohet vendndodhja e tij.

Nga monitorimi i bërë në terren nga ana e DRAKU Elbasan nuk është konstatuar ofrimi i produktit për tregtim.

Pa tarifë
5. 22/03/2017 Qarku :Tiranë

Emri i subjektit : Market Miri

Nipt: L3466723K

Adresa: Rr. Jordan Misja

Përshkrimi : Produkt pa etiketë në gjuhën shqipe

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 23.03.2017

Referuar denoncimit të bërë për produktin bizele është lëshuar autorizimi nr 276 Prot. Datë 23,03,2017 për market Mirin me nipt. L3466723K, adresë Rr. Jordan misja.

Gjatë verifikimit në terren nuk u gjend asnjë subjekt me këto të dhëna, me këtë adresë. Megjithatë, nga kontrolli në subjekte të tjera tregtuese të kësaj rruge u konstatua se produkti bizele, konservë 400 gramë, e firmës prodhuese Mic është me etiketën në gjuhën shqipe (në trup të etiketës).

Pa tarifë
6. 23/03/2017 Përshkrimi: Banane e blerë në kryeqytet nga një tregtar “i vogël”

Pretendimi: I injektohen pesticide

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 24.03.2017

Referuar denoncimit për pretendimin se produkti banane është i trajtuar me pesticide, ju informojmë nga DRAKU Tiranë, është e pamundur të kryhej një verifikim i tillë, pasi në denoncim mungojnë të dhënat e OBU-së dhe se ku është blerë produkti.

Pa tarifë
7. 28/03/2017 Emri Subjektit: Fruta perime peshk e të tjera

NIPTI: –

Qarku: Qarku i Tiranës

Adresa: Don Bosko nga hyrja e zogut të zi 100 në krah të djathtë

Përshkrimi: Është dyqan 5 m2 fruta perime shet dhe peshk me arka distrofik pa kushte higjenike në rrugë 2017 peshk distrofik gjynah për fëmijë, pleq e tjerë. Duhet të ndërhyni për të mirën e popullit njerëzit nuk kanë dhe nuk dinë.

Data: 2017-03-28 19:21:32

Kategoria: Kushte Higjeno-Sanitare

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 29.03.2017

 

U bë inspektimi në subjektin e denoncuar dhe u konstatua si më poshtë:

Subjekti Ermir Karaj me nipt. L62122154A, në Rr. Don Bosko, 100 m nga fillimi djathtas. Problematika e denoncimit nga qytetari ishte evidente. Mungesë të kushteve higjieno-sanitare në tregtimin e peshkut. Për mangësitë e konstatuara u morën këto masa. Për mbajtjen e mungesës së kushteve të tregtimit të peshkut dhe mungesës së dokumentacionit ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë në masën e 400.000 leke.

Sasia e peshkut te gjetur pa dokumentacion u bllokua për shitj. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në plotësimin e kushteve.

Pa tarifë
8. 28/03/2017 Emri Subjektit: Supermarket Big Market

NIPTI:

Qarku: Qarku i Tiranës

Adresa: Ish stacioni i trenit unaze

Përshkrimi: Produktet e kosit mbahen jashtë frigoriferit nëpër korridoret e supermarketit

Data: 2017-03-28 20:46:24

Kategoria: Produkte Ushqimore

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 30.03.2017

Në lidhje me denoncimin për “produktet e kosit që mbahen jashtë frigoriferit, nëpër korridoret e supermarketit” u bë inspektimi në subjektin e denoncuar dhe u konstatua:

Subjekti Big Market me nipt. L41617022M, në adresën ish stacioni i trenit, unazë

Problematika e denoncimit nga qytetari ishte evident.

Ruajtja e kosit jashtë frigoriferit, në kushtet e ambientit. (Për kushtet e ruajtjes së këtij produkti duhet të jetë në frigorifer).

Për mangësitë e konstatuara në këtë subjekt u morën këto masa:Për mbajtjen e produkteve ushqimore jashtë ambienteve frigoriferike (siç e përcakton etiketa e produktit) ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” me vlerë 300.000 lekë.

Sasia e kosit të gjetur jashtë ambienteve frigoriferike u bllokua për shitje.

Pa tarifë
9. 28/03/2017 Subjekti: Supermarketi Spar

Adresa: Komuna e Parisit

Produkti: Domate

Problematika: Domate me filiza

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 28.03.2017

Sipas denoncimit të bërë dhe fotove të dërguara lidhur me produktin e domateve që tregtoheshin në supermarketin Spar, Rr. Bledar Shtylla, u bë kontroll vizual si dhe u bë edhe një prerje e një kokrre domateje, nga e cila nuk u vu re problemi për të cilin është bërë denoncimi.

Në subjekt u mor mostër domateje dhe u dërgua pranë ISUV, për analizimin e pesticideve në të.

Pa tarifë
10. 28/03/2017 Emri Subjektit:

NIPTI: –

Qarku: Qarku i Tiranes

Adresa: Tirane

Pershkrimi: Domate me filiza

Data: 2017-03-29 08:37:29

Kategoria: Te Tjera

Nr Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 41.3216123 – 19.8137216

Statusi i Ceshtjes: Të Reja

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 30.03.2017

Nuk ka të dhëna të sakta të subjektit ku tregtohet, për këtë arsye është e pamundur të ndiqet denoncimi.

Pa tarifë
11. 30/03/2017 Emri Subjektit: Kokove

NIPTI:

Qarku: Qarku i Tiranes

Adresa: Kokove

Përshkrimi: Me poshte keni gjithe fotot kokove

Data: 2017-03-30 13:45:26

Kategoria: Produkte Ushqimore

Nr Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 0 – 0

Statusi i Çështjes: Të Reja

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 30.03.2017

Nuk ka adresë subjekti, nuk ka problematikë të ngritur nga konsumatori, si të tillë nuk mund të bëjmë shqyrtimin e këtij denoncimi.

Pa tarifë
12.

 

05/04/2017 Emri Subjektit: Sant anna

NIPTI: –

Qarku: Qarku i Durresit

Adresa: Vollka

Përshkrimi: Nuk ka etiketë ship

Data: 2017-04-05 17:27:55

Kategoria: Produkte Ushqimore

Nr Tel: 69224001

Koordinatat Gjeografike: 41.3224856481624 – 19.79507881713826

Statusi i Çështjes: Të Reja

 

 

DRAKU Durrës Trajtuar, datë 06.04.2017

Nga monitorimi i ujërave në treg që është bërë nga inspektorët tanë në zbatim të një urdhri të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme AKU viti 2013 por dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe gjurmuershmëria , disponojmë kopje të etiketës të ujit Sant Anna i cili importohet nga firma Trade Point sh.p.k me magazinë në Kashar, Tiranë. Subjektit I është dërguar etiketa dhe ekstrakti I nxjerrë.

Pa tarifë
13. 06/04/2017 Emri i Subjektit: Conad

Nipt:

Qarku:  Elbasan

Përshkrimi : Produkt i skaduar

Data: 06.04.2017 ora 13:53 PM

Kategoria:

Nr. Tel:

 

DRAKU Elbasan Trajtuar, datyë 07.04.2017

Në zbatim të email-it të ardhur për një produkt të skaduar në subjektin ” Conad” me aktivitet Supermarket ushqimor dhe adresë :Lgj.Emin Matraxhiu Elbasan nga DRAKU Elbasan u lëshua autorizim inspektimi për verifikim produkti të skaduar me datë 06.04.2017.

Nga inspektimi në subjekt rezultoi se Produkti ishte brenda limitit kohor të skadencës.Ruhej në rafte frigoriferike në temperaturë +2 gradë. Shoqërohej me fletë analize dhe gjurmueshmëri.

Pa tarifë
14. 14/04/2017 Emri Subjektit: Ali Baba

NIPTI:

Qarku: Qarku i Tiranës

Adresa: Rruga Myslym Shyri

Përshkrimi: Ne ushqimin e porositur gjeta qime, nga te zonjës qe përgatiste ushqimin. Përveç kësaj, gjatë gjithë ditës kam pas dhimbje barku, temperature (39°C) dhe te vjella. Mu desh te shkoja ne urgjence.

Data: 2017-04-14 10:12:51

Kategoria: Kushte Higjeno-Sanitare

Nr. Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 0 – 0

Statusi i Çështjes: Të Reja

Mungon foto

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 14.04.2017 Pa tarifë
15.  14.

 

 

 

 

20/05/2017 Emri Subjektit: Te gjithe subjektet

NIPTI:

Qarku: Qarku i Tiranes

Përshkrimi: Kam shkuar ne dhjete furra buke! Askush nuk pranon ta peshoje bukën!? Cila quhet buke standarde ne Shqipëri?

Data: 2017-05-20 11:34:52

Kategoria: Kushte te Tregetim/Prodhimit

Nr Tel: 696731908

Koordinatat Gjeografike: 41.33408952903798 – 19.8343582655419

Statusi i Ceshtjes: Të Reja

Kërkesa Nuk ka foto

 

Trajtuar, datë 20.05.2017

 

Nuk është pjese funksionale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

 

Pa tarifë
16. 06/06/2017 Nje qytetare nga Tirana ka denoncuar sot ne forme telefonike, blerjen e produktit mish, i cili rezulton i prishur ( i nxire shprehet qytetarja).

Produkti eshte blere 4 dite me pare ne dyqanin  prane Qendres Ten ( ngjitur me karburantin), Rruga “Myslym Shyri” Tek ish kinema Dajti.

Mungon Foto

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 09.06.2017

Subjekti i inspektuar: Tregtim Mishi; Xhavit Brari K31707045B

Emri i Subjektit, adresa Rruga Myslym Shyri

Pas inspektimit te subjektit rezultoi se Vendodhja, kushtet planimetri janë të përshtatshme për aktivitetin që ushtron;

Kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, disponon libreza shëndetësore. Ka kryer analizën e ujit;Ushqimet gjysmë të gatshme dhe të gatshme ruhen në kushte frigoriferike. Inspektimi u krye i plotë dhe nuk u konstatuan të meta apo mangësi.

Pa tarifë
17.  16. 06/06/2017 Qumështi eshte blerë tek rruga e Kavajes  pallati Condor Center  supermarketi SPAR ALBANIA kati i parë,  në 03/06/2017 në orën 15:09 .  Në momentin që e bleva ishte në kushte frigoriferike . Unë banoj  në të njëjtin pallat kështu që qumështi ka qëndruar jashtë frigoriferit vetëm 15 minuta  nga momenti që e kam blerë,  më pas e kam mbajtur edhe unë në kushte frigoriferike dhe e kam hapur sot në mëngjes.

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 09.06.2017

Në lidhje me denoncimin e bërë nga qytetari për produktin qumësht ERZENI të blerë në supermarketin SPAR ALBANIA në Rr.  Kavajës, qendra Condor Centeri, u bë inpektimi  në këtë subjekt me datë 08.06.2017  Gjatë inspektimit nuk u konstatuan problematika të ngritura nga denoncimi qytetarit 1. Nuk kishte produkte me afat përdorimi të deklaruar nga ana e qytetarit.2. Produkte  me afat përdorimi të kaluar nuk u konstatuan. 3.  Produktet e bulmetit  dhe në vecanti ato të ERZENIT ishin konform standartit,  (afat përdorimi, etiketim, kushtet e ruajtjes). 4. U kontrollua monitorimi i të gjithë frigoriferëve dhe rezultoi se mbahet në rregull nga ana e subjektit.

Pa tarifë
18.  17. 09/06/2017 Adresa tregu ushqimor uzina dinamo . Ky subjekt tregton banane ,petë ,vezë dhe të tjera në kushte të këqija higjeno sanitare si dhe në temperaturë të lartë pa frigorifer. Ka thashetheme që nuk ka NIPT dhe ka korruptuar gjithmonë inspektoret e AKU. Eshte i vetmi qe tregton banane ne kete treg. Shpresoj ti jepet nje zgjidhje. DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 21/06/2017

Lidhur me kërkesën tuaj për informacion në e-mail-in e mëposhtëm, pas verifikimit në terren të rastit në fjalë u konstatua se subjekti ushtron aktivitet si tregtar ambulant, i pa pajisur me Nr NIPT/NUIS nga organet tatimore, në ambjentet e tregut të fruta perimeve në ish Uzinen Dinamo, duke mos qenë kompetencë e AKU.

Pa tarifë
19.  18. 08.07.2017 Kioska Funfood tek pazari I ri nuk ka kushte higjeno sanitare.shikoni si sherbehet ! kam information qe tek kioska  tek Lsi eshte bere nje kontroll nga AKU dhe nuk e di cfare masash jane mare.

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 14.07.2017

Me autorizim të DRAKU Tiranë Nr.758/5 datë 11.07.2017 dhe Proces Verbal inspektimi Nr.0013198-17, u krye kontrolli në vend për verifikimin referuar denoncimit qytetar në subjektin kioskë “Fun Food” me aktivitet Fast Food, NIPT L62115051B dhe adresë Pazari I Ri. Nga ky kontroll rezultoi se subjekti u gjend I mbyllur dhe inspektimi nuk u realizua.
Gjithashtu me autorizim të DRAKU Tiranë Nr.758/7 datë 11.07.2017 dhe Proces Verbal inspektimi përkatës, u krye kontrolli në vend për verifikimin referuar denoncimit qytetar në subjektin kioskë “Fun Food” me aktivitet Fast Food, NIPT L62115051E dhe adresë Rruga “Sami Frasheri” tek LSI. Nga ky kontroll rezultoi se subjekti nuk ushtronte aktivitet.Këto subjekte janë dhe do të jenë në fokusin e kontrolleve të AKU-së, për të evidentuar shkelje të kushteve dhe kritereve në ushtrimin e aktivitetit të tyre (fast food) konform legjislacionit në fuqi.

Pa tarifë
20.  19. 14.07.2017 Mirdita.persa I perket pazari I ri nuk mbyllet ndonjehere vetem naten.prandaj ju sygjeroj ta rishikoni prap (te gjithe te barabarte perpara ligjit),apo pse ata qe e kane kan lidhje me shtetin.kushtet higjeno nuk jane ok.shikoni frig nga brenda.produktet.vajin sa dite perdoret.pra nuk e keni bere detyren sic duhet.ketij denonci i do I shkoj deri me larte.flm

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 21.07.2017

 

Subjekti Fast Food ”Fun Food” ne adresen Pazari i Ri ushtron aktivitetin ne nje kioske, banake shitjeje i vetetransportueshem. Nga trupa inspektuese e DRAKU Tirane, me date 19.07.2017, me Proces-Verbal Inspektimi dhe Vendimi Perfundimtar Nr. 0013683-17 dhe objekt inspektimi: Denoncim, zbatim i legjislacionit ne fuqi,  eshte kryer inspektimi ne subjektin Fast Food Fun Food, me NUIS/NIPT L62115051E dhe  eshte konstatuar se:

Subjekti ushtron aktivitetin ne nje kioske, banake shitjeje i vetetransportueshem ne kushte higjienike te përshtateshme per natyren e aktivitetit.

Punonjesit jane te pajisur me libreza shendetsore.

Disponon uje te rrjedhshem te paanalizuar per ngarkesen mikrobiologjike.Ushqimet gjysem te gatshme ruhen ne ambjent frigoriferik dhe ushqimet e gatshme serviren ne cast. Paketimi behet me material te pershteshem per ushqim. Nje pjese e raport analizave nuk jane te rinovuara. Kryhet vetem proces skuqjeje dhe i pershtatshem per natyren e aktivitetit.  Punonjesit me eksperience pune. Zbaton praktikat e mira te higjienes (PMH) dhe sistemi i gjurmueshmerise funksionon ne baze te faturave te shoqerimit.

Nga trupa inspektuese konstatohet gjithashtu se ky subjekt eshte me NIPT sekondar te  subjektit me NIPT kryesor ”Fun Food” ne adresen Rr:”Andon Zako Cajupi”, Tirane. Per shkeljet e konstatuara, ne zbatim te pikave 1, 4, 5 te pikes 2, nenit 48, te ligjit Nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, subjektit i jepet denimi administrative kryesor “Paralajmerim” dhe korigjimin e shkeljeve te konstatuara brenda nje afati kohor 20 ditor. OBU detyrohet te njoftoje DRAKU per korigjimin e shkeljeve te konstatuara.

Pa tarifë
21.  20. 10.07.2017 Dua te bej nje ankese kundrejt restorantit Eat-In & To-Go Kuncfu Expres. Diten e premte kemi porositur 4 persona ushqim tek ky restorant dhe qe te katert kemi patur dhe kemi probleme shendetesore temperature te larte 38.5 dhe diare.  Te katert kemi porositur makarona. DRAKU Tiranë

 

Nga trupa inspektuese e DRAKU Tirane u krye inspektimi ne subjektin Restorant KungFu Expres/ Le Xu, me Nuis/Nipt: L31806005S, më date 11.07.2017, me autorizim Nr. 757/5, procesverbal inspektimi Nr. 0013536-17 dhe objekt inspektimi: Zbatimi I legjislacionit ne fuqi. Nga ky kontroll u konstatuar se:
1. Subjekti ushtron aktivitet ne kushte, vendodhje dhe gjendje te mjaftueshme. Pjesa e dhomes se gatimit duhet rikonstruktuar komplet.
2. Kushtet higjieno sanitare te mjaftueshme, personeli i pajisur me lireze shendetsore. Kryhet dezinfektimi dhe dokumentohet (disponon certifiksten DDD)
3. Subjekti perdor uje rrjeti dhe ka kryer analizen bakteriolgjike te tij.
4. Ushqimet gjysem te gateshme ruhen ne kushte frigoriferike.
5. Ushqimet e gatshme gatuhen dhe perdoren brenda afatit te skadences.
6. OBU nuk disponon certifikate konformiteti per letren e ambalazhit.
7. Disponon dokumentacion shoqerues te produktecve ushqimore.
8. Pajisjet qe sherbejne per gatim jane te pershtateshme.
9. Personeli me pervoje.
10. Disponon Planin HACCP dhe sistemi i gjurmueshmerise funksionon.
Per sa me siper subjektit i jane lene detyra ne lidhje me konstatimet e mesiperme perkatesisht: Te beje rikonstruksionin e plote te dyshemese dhe tavanit ne ambjentin e gatimit, te beje ndarjen  ne frigorifer te produkteve sipas natyres se tyre, te pajiset me ventilim, te vendosi rrjeta ne dritare, si dhe te sistemoje me vete magazine.
Gjithashtu, ne zbatim te nenit 43, pika 2, germa a) te Ligjit Nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ndaj subjektit ne fjale u mor masa administrative “Nderprerje aktiviteti” deri ne plotesimin e kerkesave ligjore. Ne zbatimi te pikave 1, 4 dhe 5, te nenit 48 te po ketij ligji subjekti duhet te plotesoje mangesite e konstatuara dhe detyrat e lena, si dhe te njoftoje DRAKU Tirane menjehere pas plotesimit te tyre.Nga Drejtoria e Shendetit Publik (higjiena), jane marre mostra per analize per ushqimet e gatshme per konsum si: makarona , rizoto etj, pergjigjet e te cilave nuk kane dale akoma.
Pa tarifë
22.  21. 13.07.2017 Pershendetje, kam vene re se te nje furre Buke e quajtur Prizreni tek rruga Pavarsia perballe karborant Gulf, ishte nje papasterti e dukshme pa asnje llij higjiene te shikosh brenda ishte me vertet shume piset Buken e sherbenin te mbyllur ne qese plastike etj etj te mos flasim per kupon tatimor. DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 21.07.2017

Duke qene se informacioni i vene ne dispozicion nga ana juaj nuk permbante te dhena kryesore per evidentimin e sakte te ketij subjekti (si qyteti ose qarku ku ushtrohet ky aktivitet, emer subjekti dhe NIPT) nga jone u dergua menjehere trupa inspektuese ne rrugen “Pavaresia” Qarku Tirane. Nga ky inspektim rezultoi se ne kete adrese nuk ushtronte aktivitetin asnje subjekt me aktivitet furre buke me emrin tregtar “Prizreni”.

 

Te ndodhur ne kete situate, me qellim verifikimin e sakte te rastit ne fjale, lutemi te na vini ne dispozicion disa te dhena shtese ne lidhje me subjektin per te cilin eshte ngirtur shqetesimi nga ana juaj per te cilin te merren masat urgjente nga autoriteti.

Pa tarifë
23.  22. 14.07.2017 14 persona të cilët kanë konsumuar ushqim më 09.07.2017 , ndër të cilët 10 prej tyre janë helmuar, përfshirë dhe fëmijë.

Subjekti : B7

Adresa : Zogaj, Qarku Shkodër

 

DRAKU Shkodër Trajtuar, datë 17.07.2017

 

Per  subjektin (lokal) B7  me këtë  emër tregtar ,apo regjistruar ne QKB (B7)nuk  ekziston, por ka nje tabele orientuese tipreklame per tek subjekti ENI KOLA me nr. NIPT L67002008N per te cilin u mbajt nje procedure e plote inspektimi ,ku subjektit nuk i jane kostatuar shkelje te ligjit.

Gjithashtu sipas kerkeses per shqetesimin e ngritur u krye verifikimi prane Spitalit Rajonal Shkoder.si dhe Spitalit infektiv Shkoder,nuk rezultojne te shtruar ,apo kane marre mjekim shtetas me diagnozen intoksikacion alimentar(helmim) dhe ku nuk eshte permendur apo degjuar per subjekti B7.

Pa tarifë
24.  23. 21.07.2017 Denoncuesi saktëson adresën e sakte te Subjektit te denoncuar, “Furre Buke Prizreni, ne Rrugen Pavaresia, perballe karburant Gulf ne qarkun Durres.

 

DRAKU Durrës Trajtuar, datë 31.07.2017

Nga ana e Sektorit te Inspektimit te Ushqimit OJSH, u morren masat e menjehershme per verifikimin ne vend te ushtrimit te aktivitetit te subjektit “Prizreni” me aktivitet “Furre Buke”, ne adresen Rruga “Pavaresia”, perballe karburant “Gulf” ne qarkun Durres.

Konktretisht nga inspektoret e DRAKU Dures, me autorizim inspektimi Nr. 656/11 Prot., date 25.07.2017 te Drejtorise Rajonale Durres, u krye kontrolli zyrtar ne vend referuar ankeses sipas denoncimit te qytetarit anonim. Gjate ketij inspektimi me Proces Verbal Inspektimi dhe Vendimi Perfundimtar me Nr. Serial 0019657-17 dhe Liste Verifikimi perkatese, u konstatua se :

·         Subjekti ushtron aktivitet sezonal.

·         Vendndodhja, kushte dhe gjendja e stabilimentit eshte e pershtatshme, si dhe objekti mirembahet.

·         Kushtet e higjienes jane te mira, substancat pastruese jane te vendosura ne nje vend te vecante, punonjesit jane te pajisur me libreze shendetesore.

·         Ne subjekt eshte i implementuar dhe dokumentuar Plani DDD (dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim).

·         Lendet e para ruhen sipas udhezimit ne etikete. Subjekti perdor uje te pijshem te rrjetit, por jo te pajisur me raport analize.

·         Ushqimet gjysme te gatshme ruhen ne kushte te pershtatshme.

·         Ushqimet e gateshme mbahen ne kushte te pershtatshme ne rafte te ajrosura.

·         Paketimi I produktit ushqomor buke behet me ambalazh letre te certifikuar.

·         Disponon dokumentacionin  shoqerues te ushqimeve dhe etiketimi eshte I rregullt.

·         Zbatohet procesi I thjeshte teknologjik per prodhimin e produktit buke.

·         Personeli ka njohuri per sigurine ushqimore.

·         Ne subjekt zbatohen praktikat e mira te punes dhe higjienes.

·         Sistemi i gjurmueshmerise funksionon.

 

Per sa me siper nga ana e inspektoreve, bazuar ne Ligjin e inspektimit ne Republiken e Shqiperise, Nr. 10433 date 16.06.2011, ne vendim, referuar shkeljes se konstauar ne lidhje me raport analizen e ujit te pijshem te rrjetit, u morr masa administrative “paralajmerim”, dhe korrigjim te shkeljes brenda dates 15.08.2017, si dhe detyrim te njoftimit DRAKU-ne Durres, brenda afatit te percaktuar per korrigjimin e shkeljes se konstatuar

Pa tarifë
25.  24. 15.08.2017 Jam nje konsumator i rregullt i pijes energjike B52 qe importohet nga Hollanda. Banoj ne Tirane por diten e djeshme u ndodha ne Durres dhe hyra ne nje market per te blere B52. Shitesi me dha nje pije qe ishte e njejte me B52 si kanace por ishte pije e prodhuar ne Shkoder dhe shkruante Refreshing Drink.

Une si konsumator i rregullt e dallova ndryshimin dhe nuk e bleva kete pije, por ka shume konsumator qe mashtrohen duke kujtuar se po pijne pijen origjinale.

Sektori I Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit Trajtuar, datë 15.08.2017

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj , ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku shitet  produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

Qytetari nuk ka derguar me informacionin e kerkuar nga sektori.

 

Pa tarifë
26.  25. 21.08.2017 Helmim personash në Bulqizë DRAKU Dibër Trajtuar,

Pas njoftimit nga Epidemiologu , jane paraqitur ne Ostren ,per trajtimin e rastit, perfaqesues te ISHSH, AKU dhe DRSHP Diber.

Eshte mbajtur komunikim edhe me I.SH.P Tirane nga epidemiologu Afrim Sula. Situata paraqitet e permirsuar dhe ne kontroll . Nuk ka raste te reja te paraqitura me shqetesime , Te shtruarit  kane permirsime dhe po dalin nga spitali rast pas rasti.

Jane marre kampionet per gjithe llojet e analizave perkatese  dhe pritet pergjigja  e tyre per te percaktuar   shkaktarin e intoksicacionit

Pa tarifë
27.  26. 27.07.2017 Kemi konsumuar produkt ushqimor konkretisht sanduic ne lokalin Beckerei , prane librarise tek shkolla 11 Janari, Rr. Anton Z. Cajupi Tirane.Me dt 22.07 diten e shtune kemi blere 4 cope sandëitche 20 leke,rreth ores 0900 vajza 15 vjec konsumoi 3 cope ndersa tezja 1 cope .

Rreth ores 1700 vajza dhe tezja,cfaqien shenja helmimi me diarre,ndersa me pas me temperature 40 grade dhe te vjella.Ne te tjeret,si pjestare familje qe konsumuam vetem gatimet tona gjate dites,nuk patem asnje shqetesim.Kemi 4 dite me mjekime intensive dhe me urgjence e serume qe akoma kjo gjendje shendetesore nuk po dominohet plotesisht.

Sot biseduam me menaxheren e lokalit me emrin Denisa,qe na spjegoi se aty prodhohej vetem panine ndersa ingredientet si sallami, majoneza dhe djathi pices i merrnin tek nje furnitor tjeter. Morem informacion ,se kjo situate i kishte ndodhur edhe nje komshijes sone

Ju lutem te ushtroni kontroll ne kete dyqan si dhe tek furnitori i tyre ,pasi nga konsumi i produktit te tyre mu rrezikua seriozisht shendeti dhe jete e femijes.

Trajtuar, datë 27.07.2017

Nga Drejtoria Rajonale Tirane eshte ngritur nje grup inspektimi, i cili do te beje te gjitha verifikimet konform ligjit prane ketij biznesi per shqetesimt tuaja .

 

Pa tarifë
28.  27. 29.07.2017 Subjekt: Fallsifikim i pijes energjike B52.

Bashkelidhur Foto mbi fallsifikimin e B52 nga Shoqeria “Briland”shpk ne Ajasem er.

Jam skandalizuar kur qerasa 4 shoket e mi dhe pasi filluam ti pime konstatuam se ishin Pije freskuese B52, kur ne e kishim blere per Pije Energjike Origjinale nga Hollanda B52.

Logoja e njejte, ngjyrat e njejta cdo gje ishte identike. Mashtrim I hapur I konsumatorit.

Si mundet ti jepet nje license e tille me te njejten amballazh, vetem ne Shqiperi ndodh kjo.

Ju kam derguar dhe ne portalin Tuaj, por po ju dergoj dhe foton.

 

DRAKU Shkodër Trajtuar, datë 01.08.2017

Pasi iu bë njoftimi DRAKU-së Shkodër, për marrjen e masave për kryerjen e verifikimeve në lidhje me këtë denoncim, nga ana e inspektorëve të DRAKU-së Shkodër u krye inspektimi në subjektin “Briland shpk”, me administrator Z. Xhavit Kasemi, me Nr. NIPT K36908001I dhe adresë Ajasem, Rruga “Reshit Sulejman Shala”, në qarkun Shkodër.

Objekti i inspektimit ishte “verifikimi i përmbushjes së kërkesave sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me produktin B52 të prodhuar dhe tregtuar nga ky subjekt”.

Nga inspektimi i kryer në subjektin  “Briland shpk”, në datën  31.07.2017, nga DRAKU Shkodër, me Autorizimin Nr. 1666  Prot.,  në Proces -Verbalin e Inspektimit  Nr. 000062 të mbajtur nga ana e inspektorëve u konstatua se:

“Ky subjekt ushtron  aktivitetin  prodhim dhe ambalazhim i pijeve freskusese me dhe pa gaz, me Nr., License LN-0243-09-2009/2. Vendndodhja, kushtet higjieno sanitare, gjendja e stabilimentit, planimetria janë të përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit. Në subjekt zbatohet sistemi HACCP.

Produkti është i shoqëruar me dokumentacion të rregullt dhe me etiketë të miratuar në datën 14.10.2010, B52  “Refreshing Drink Premium”,  me logo ngjyrë gri pa tapë të kuqe dhe nuk ka origjinë Hollandë. Gjithashtu  etiketa e miratuar ka edhe bar-kodin e subjektit “Briland shpk”- 5304000075170, si dhe date skadence 02.01.2019.

Në ndryshim nga ky produkt, produkti B52 i importuar nga Hollanda, ka tapën ngjyrë të kuqe dhe etiketë B52 “ Energy Drink”.

Për sa më sipër, në subjektin “Briland shpk”,  bazuar në Ligjin “Për Inspektimin në Republikën ë Shqipërisë”, Nr. 10433 datë 16.06.2011,  inspektimi u krye i plotë dhe nuk u konstatuan shkelje ligjore”.

Në lidhje me problematikën e ngritur nga ana juaj, Autoriteti Kombëtar Ushqimit nuk është institucioni përkatës që trajton çështjen e mbrojtjes së emrit dhe markës tregtare, apo të eskluzivitetit tregtar. Për zgjidhjen e problematikës Tuaj lutemi drejtohuni institucioneve përkatëse.

Pa tarifë
29.  28. 02.08.2017 Bar restorant Palma  plazhi Darzez rrethi Fier. Kushtet higjeno sanitare jasht standartit bar restorant 3 Palmat ne Plazhin Darez te rrethit Fier

 

DRAKU Fier Trajtuar, datë 02.08.2017

Nga ana e DRAKU Fier u ngrit nje grup pune me ne kryhe vete Drejtorin Rajonal per verifikimin ne vend te situates.Nga konstatimet rezultoj se:

Subjekti eshte i rregjistruar me emrin Petrit Lushakaj me Nr NIPT L 73119402B dhe me aktivitet bar-restorant sezonal per periudhen e sezonit veror.

Nga verifikimi ne vend rezultoj se” Mungojne rrjetat ne dritare.

Nje pjese e pajisjeve me prani papastertish.

Nje pjese e murrit mbi lavaman ka prani papastertish.

Ne ambjentin e jashtem ka sende te teperta.

Mungojne analiza e ujit.

Mungon plani i dizifektimit 3 DDD.

Mungojne librezat shendetesore te punonjesve.

Mungojne flete-analizat e lendes se pare.

Frigoriferet jane ne gjendje pune me tregues temperature.

Produktet jane te shoqeruar me dokumentacion bleres.

Disponon lavaman ne ambjentin e pergatitjes se ushqimit.

Subjekti  disponon guzhine tradicionale me zgare qymyri dhe furmelle me gaz.

Ne perfundim u mbajt procesverbali me Nr 10742 ku u mor masa adminstrative “Nderprerje e kryherjes se nje veprimi,veprimtarie apo nje pjese te saj” ne baze te Ligjit 10433 dt 16.06.2011 neni 43 pika 2 grema a.

Duhet te specifikojme se nderprerja e nje pjese te veprimatarise eshte vene per pjesen e guzhines,kurse per pjesen e bar-kafese nuk eshte marre asnje vendim per arsye se subjekti plotesobn kushtet.

Pa tarifë
30.  29. 26.07.2017 Kemi konsumuar produkt ushqimor konkretisht sanduic ne lokalin Beckerei , ( reklame gjermane) prane librarise tek shkolla 11 Janari, Rr. Anton Z. Cajupi Tirane

Me dt 22.07 diten e shtune kemi blere 4 cope sandëitche 20 leke,rreth ores 0900 vajza 15 vjec konsumoi 3 cope ndersa tezja 1 cope .

Rreth ores 1700 vajza dhe tezja,cfaqien shenja helmimi me diarre,ndersa me pas me temperature 40 grade dhe te vjella.Ne te tjeret,si pjestare familje qe konsumuam vetem gatimet tona gjate dites,nuk patem asnje shqetesim

Kemi 4 dite me mjekime intensive dhe me urgjence e serume qe akoma kjo gjendje shendetesore nuk po dominohet plotesisht.

Sot biseduam me menaxheren e lokalit me emrin Denisa,qe na spjegoi se aty prodhohej vetem panine ndersa ingredientet si sallami, majoneza dhe djathi pices i merrnin tek nje furnitor tjeter.

Morem informacion ,se kjo situate i kishte ndodhur edhe nje komshijes sone

Ju lutem te ushtroni kontroll ne kete dyqan si dhe tek furnitori i tyre ,pasi nga konsumi i produktit te tyre mu rrezikua seriozisht shendeti dhe jete e femijes.

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 27.07.2017

 

Nga Drejtoria Rajonale Tirane eshte ngritur nje grup inspektimi, gjate inspektimit nuk jane konstatuar mangesi lidhur me kushtet higjeno sanitare si dhe nga shqyrtimi I dokumentacionit te OBU ka rezultuar brenda legjislacionit ne fuqi.. Gjithashtu jane mare mostra per t’u analizuar prane laboratorit DR AKU Tirane, te cilat kane rezultuar brenda normave te lejuara.

Pa tarifë
31.  30. 07.08.2017 Pershendetje subjekti Aku doja te beja nje ankese per produktin b52 fallco qe po tregtohet ne qytetin e shkodres me te shumtin ne bajze ! Produkti B52 po shitet si pije energjike pasi eshte me te njejten logo kur ne fakt eshte pije freskuese. Duke qene me te njeten logo mashtrohet konsumatori. Pra jemi ne kushtet e mashtrimit te konsumatori,Nga etiketa e kanaces kjo pije e fallsifikuar prodhohet nga Briland pas kalase ne Shkoder. Sektori I Marrëdhënieve me shtypin Trajtuar, datë 07.08.2017

 

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj , ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku eshte blere produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

Pa tarifë
32.  31. 07.08.2017 E ndoqa zotin Sejko ne intervisten e tij ne nji TV  e desha ta besoj.Po  kohet e fundit kam blere buke te zeze te madhe  ne nji furre buke e ambelsirash ne Rr Budi,karshi Kopshtit 41,ne Tirane.Une jetoj e vetme e buka me shkon disa dite.Nuk e mbaj ne frigorifer.Kam vene re se mbas 2-3 ditesh ne brendesi tuli i bukes qulloset e mban ere te keqe.Kete dukuri te bukes e patem vene re para ca viteve e me sa mbaj mend u be problem.Ne dijenine time,qofsha e gabuar,brumin qe qulloset e mban ere  te keqe e demtojne mikroorganizma te demshme qe ndodhen ne miell.Meqenese pretendoni se dispononi mjetet e duhura per analiza te sakta mielli mire eshte te mos nenvleresohet ky sinjalizim dashamires.

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 10.08.2017

 

Ne ndjekje te problematikes sinjalizuar nga denoncimi juaj derguar ne info@aku.gov.al nga ana e DRAKU-se Tirane ne daten 08.08.2017 u krye inspektimi ne subjektin e cituar.Gjate kontrollit  ne subjekt  jane  konstatuar, keto mangesi mungese e rrjetes se telit ne dritare,  mangesi ne sistemimin dhe mirembajtjen e ambientit te ruajtjes se lendes se pare dhe te prodhimit.
Si pasoje inspektoret e DRAKU Tirane  moren masen administrative “paralajmerim” dhe detyrim te korigjimit brenda dates 25.08.2017 te mangesive te konstatuara, si dhe njoftimin e DRAKU-se per korigjimet  e kryera. Gjithashtu per verifikim referuar denoncimit, inspektoret moren moster zyrtare per analizim ne laborator., e cila ka rezultuar konform normave te lejuara.

Pa tarifë
33.  32. 07.08.2017 Jam nje pushues ne gjirin e lalzit dhe gjithashtu nje konsumator i rregullt te pakten ne keto dite te nxehta i pijeve energjike.

Kam disa dite qe shof ne zonen ku po kaloj pushimet qe ne markete eshte nje lloj pije energjike e ngjashme me b52 por nuk eshte e njejte me ate qe konsumoj rregullisht ne tirane, nje info qe mora ne nje bisede tavoline nga dikush me thote qe eshte e falsifikuar . Ju lutem merrni masa per keto pislliqe qe qarkullojne pasi mund te jene shume te dëmshme.

Sektori I Marrëdhënieve me shtypin Trajtuar, datë 07.08.2017

 

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj, Ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku eshte blere produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

 

Pa tarifë
34.  33. 09.08.2017 Jam nje pushuese ne gjirin e Lalzit dhe jam konsumatore e rregullt e pijes enegjike b52 me kanace ngjyre gri dhe tape te kuqe , e cila eshte dhe origjinalja hollandeze, por ketu qarkullon nje pije b52 gri por pa tape te kuqe,dhe ne shije eshte shume skandaloze. Sektori I Marrëdhënieve me shtypin Trajtuar, datë 09.08.2017

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku eshte blere produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

Pa tarifë
35.  34. 09.08.2017 Jam nje turist ne vlore,,kam par qe shiten b52 fallco ,, me ngjyra te tjera nga ai origjinali ..

 

Sektori I Marrëdhënieve me shtypin Trajtuar, datë 14.08.2017

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku eshte blere produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

Pa tarifë
36.  35. 10.08.2017 Jam nj pushuese ne plazh e zvernecit. Kam konstatuar ne nj ndrvshim te b 52 ne kanace qe kanacja gri nuk e ka tapen e kuqe, dyshoj qe esht fallco sepse ka nj shije shum te shemtuar. Ju lutem beni dicka .

 

Sektori I Marrëdhënieve me shtypin Trajtuar, datë 11.08.2017

Ne pergjigje te shqetesimit ngritur nga ana juaj , ju lutemi na shtoni informacion ne lidhje me emrin e marketit ku eshte blere produkti , nje foto te produktit , per te bere verifikimin nga ana e inspektoreve ushqimore.

Pa tarifë
37.  36. 09.08.2017 Denoncim fast-food Gjiri i Lalzit

 

Nje pushues ne Gjirin e Lalzit, eshte ankuar se ka blere suflaqe, prane nje fast-food ne kete zone. Sipas pretendimeve te tij , mishi qe kishin perdorur per kete produkt mbante nje ere shume te rende .

Adresa sipas komunikimit telefonik me pushuesin nga Sektori i Marredhenieve me Publikun eshte si me poshte ;

Gjiri i Lalzit , Fast Food ngjitur me subjektin Paulona Beach. Per shkak te mungeses se adresarit te rrugeve dhe mungeses se kuponit te leshuar nga Fast-food keto jane te dhenat e vetme qe konsumatori mundi te jepte.

 

DRAKU Durrës Trajtuar, datë 16.08.2017

Referuar denoncimit tuaj qe keni bere prane AKU me date 09.08.2017 ju bejme me dije si me poshte rezultatin e inspektimit nga Drejtoria rajonale e AKU Durres .

Pas denoncimit tuaj per nje fast food ne Gjirin e Lalezit u ngrit nje grup pune.

Megjithese kjo zone ka nje vendosje te çrregullt te bizneseve dhe adresa e dhene eshte jo shume e  qarte inspektoret kane gjetur nje rulot ne pronesi te Z. Broz Bushi, i cili kishte tre frigorifere freskues me zgara te palyera dhe nuk ishte i rregjistruar ne organet tatimore. Inspektoret fotografuan rulotin dhe ne zbatim te Nenit 49 te Ligjit 10433 date 16.06.2011 “Per Inspektimin ne RSH” shkelja e kesaj dispozite ligjore nuk eshte kompetence e Drejtorive Rajonale te Autoritetit Kombetar te Ushqimit.

Per kete u  njoftua menjehere Inspektoriati Qendror.

Pa tarifë
38.  37. 14.08.2017 Denoncim nga nje qytetar per mungesën e Kushteve higjieno-sanitare te mishit ne Korce

 

DRAKU Korcë Trajtuar, datë 18.08.2017

Nisur nga denoncimi i fundit bere ne disa portale dhe media te ndryshme mbi transportimin e mishit ne kushte te pa pershtatshme, inspektoret e A.K.U. Korce e identifikuan rastin konkret duke identifikuar edhe subjektin qe kryente kete shkelje dhe moren masen administravive gjobe per dy subjekte perkatesisht “Arben Bardhollari” dhe Grumbulluesi” shpk.

Gjobat jane vendosur ne baze te Aktit Normativ ne masen 100.000 leke per secilin subjekt.

.

 

Pa tarifë
39.  38. 17.08.2017 Denoncim per produktin ” Buke ” nga firma “Basha” ne subjektin e tregetimit  ALFA- me adrese : Lagjja ” 8 Shkurti ; Rruga “Skenderbeu” – Fier

 

DRAKU Fier Trajtuar, datë 18.08.2017

Referuar komunikimit verbal me DPAKU sipas denoncimit ne Nr e gjelber te DPAKU ne lidhje me produktin ” Buke ” nga firma “Basha” ne subjektin e tregetimit  ALFA- me adrese : Lagjja ” 8 Shkurti ; Rruga “Skenderbeu” – Fier  menjehere ne daten 17.08.2017 ora 15:30 u krye inspektimi ne subjektin – ALFA – Njesi tregetimi me administrator Milto Pipa  dhe konstatohet se OBU tregetonte buke “Basha”  te sistemuar ne raft te vecante ne kushte te pershtatshme , furnizuar nga firma ne daten 17.08.2017 me dokumentacion te regullt . Ne momentin e inspektimit konstatohen gjendje 3 buke masive “Basha” . Mbahet procedura : Proces Verbal Akt –  Marrje Mostre   per analize dhe  Proces Verbal  Vendim “Bllokimi” deri ne daljen e rezultatit te analizave  . Jemi ne pritje te rezultatit te analizave . Me daljen e rezultatit te analizave do te dergojme te plote proceduren e mbajtur ne subjekt.

Pa tarifë
40.  39. 18.08.2017 Kam marre nje produkt te skaduar. Adresa eshte:  Supermarket Emi ne Durres ne plazh, afer Pista Kosoves DRAKU Durrës Trajtuar, datë 22.08.2017

Nga ana e DRAKU Durrës u ngrit një grup pune, të cilët kryen një inspektim të plotë në Subjektin Market Emi, jo vetëm për produktin e denoncuar Karuzo ( Cream Pita), por për të gjitha produktet që tregtonte marketi në fjalë. Nga inspektimi u konstatua se një produkt i tillë nuk gjendej as në tregtim dhe as në magazinën e marketit. U bëne fotografi dhe u kontrolluan faturat tatimore të furnizimit dhe rezultoi se nuk kishte furnizim për produktin e denoncuar.

Pa tarifë
41.  40. 19.08.2017 Produkt i blere ne Haso Market ne Vlore (Molto e mykur brenda )

 

DRAKU Vlorë Trajtuar, datë 21.08.2017

Ne daten 20.08.2017 u krye inspektimi ne subjektin VLORA IPERCASH ne te cilin pretendohet se ishte blere produkti Croissan Midi.

Nga verifikimi i te dhenave te etikese se publikuar me te dhenat e produktit qe tregetohej nga ky subjekt u konstatua se ishin te ndryshme; Kodi Bar, Dt. e skadence, Nr. Lotit. si dhe origjina. Produktet e tregetuara nga subjekti VLORA IPERCESH kane origjine ITALI, ndersa produkti i publikuar ka origjinen Serbi.

Pa tarifë
42.  41. 20.08.2017 Ne vijim gjendet linku i postuar nga media sociale (Jeta Osh Qef)  me date 20.08.2017 i cili denoncon,  nje rast ku kafshet e therura ngarkohen ne kamioncine te pambuluara , pa kushte higjieno-sanitare ne qytetin e Korces, te cilin e ka shoqeruar me foto.

 

DRAKU Korcë Trajtuar, datë 21.08.2017

Grupi  i   inspektoreve  te AKU  Korce  beri  verifikimin  ne  vend  te  situates.Makina  ishte  e  subjektit  orgocka farm. Makina  qe trasportonte  mishin   eshte  nje  makine termus   e  veshur  me plastike  ushqimore  e vitit  2015. Mishi   ishte  i   vulosur  dhe  i  shoqeruar  me  certifikate   veterinare.

Pa tarifë
43.  42. 15.08.2017 Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës njofton me shkresë zyrtare Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se në repartin Infektiv janë paraqitur 3 raste të intoksikacionit alimentar nga hetimi epidemiologjik I bërë nga stafi I shërbimit të kontrollit të sëmundjeve infektive rezultuan që rastet e shtruara kishin marrë pjesë në dasëm me datë 13.08.2017 në local Erzeni në Shijak.gjatë këtij hetimi u kontatuan se në urgjencen e spitalit me datë 14.08.2017 janë paraqitur edhe 13 persona me gastrointerit po  pjesëmarrës në dasëm të cilët kanë marrë mjekim ambulator.

 

DRAKU Durrës Trajtuar, datë 17.08.2017

 

Nga njoftimi i marre nga Institucionet e Shendetit Publik per toksikimin e disa personave te cilet kane konsumuar ushqim ne nje restorant, Drejtori Rajonal AKU Durres ngriti grupin e punes te cilet me autorizimin nr.726/16 Prot., date 16.08.2017, inspektuan subjektin Erzeni me perfaqesues ligjor     Z. Dhurim Kapo, me adrese Lagja Popullore, Bashkia Shijak.

 

Nga inspektimi rezultoi se: nuk u gjet as lende e pare pasi ky subjekt punon me prenotime dhe as ushqim i pergatitur, punonjesit jane te pajisur me libreze shendetesore, sistemi i gjurmueshmerise funksionon, disponon dokumentacion shoqerues te lendeve te para.

Jane marre mostra te ushqimeve te pregatitura nga Inspektoret e Inspektoriatit Shteteror Shendetesor.

 

U be bllokimi i ketij subjekti ne zbatim te nenit 43, pika a te Ligjit Nr.10433 date 16.06.2011 “Per Inspktimin ne RSH” deri ne daljen e pergjigjes se ketyre analizave.

Pa tarifë
44.  43. 12/09/2017 Emri Subjektit: Sufflaqe dhe byrektore

NIPTI:

Qarku: Qarku i Tiranes

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, tek shkolla Emin Duraku

Pershkrimi: Pershendetje, tek hyrja e shkolles, ne te dy krahet ka byrektore dhe fast food te cilat kane kushte higjenike dhe cilesi ushqimore shume te dobeta per femijet tane.

Data: 2017-09-12 16:33:06

Kategoria: Kushte Higjeno-Sanitare

Nr Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 0 – 0

Statusi i Ceshtjes: Të Reja

Mungon Foto

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 13.09.2017

 

Subjekti Fitim Shutina , Byrektore Piceri me adrese : Rruga Gjin Bue Shpata

Konstatime:

Vendodhja e përshtatshme, kushtet higjieno-sanitare te mjaftueshme, personeli i pajisur me libreza shendetesore (Ambienti ka nevoje per lyerje)

Produktet tregtohen me ambalazh letër.

Mungon garderobe e rregullt,

U konstatuan 19 pije freskuese “Seven Up” 330 ml te skaduara

Bazuar ne ligjin Nr. 9863 date 28.01.2017 “Per Ushqimin” subjekti penalizohet me masën administrative Gjobe me vlerën 300.000 leke.

Pa tarifë
45.  44. 12.09.2017 Emri Subjektit: Albert halili

NIPTI:

Qarku: Qarku i Durresit

Adresa: Fshati halil f.kruje

Pershkrimi: Shesin ne territorin e shkolles pa asnje dokumentacion dhe pa asnje kusht higjeno sanitar

Data: 2017-09-12 20:09:53

Kategoria: Kushte Higjeno-Sanitare

Nr Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 41.5115191 – 19.7929435

Statusi i Ceshtjes: Të Reja

Mungon Foto

 

DRAKU Durrës Trajtuar, datë 14.09.2017

Nga DRAKU Durres behet me dije se u ngrit nje grup pune, gjatë inspektimit të kryer me datë 13.09.2017, kanë konstatuar se Znj. Albana Halili, ushtronte  aktivitet “Njësi tregtimi” prane shkolles në Fshatin Halilaj, nga ana e inspektoreve u mor masa e bllokimit te aktivitetit ne zbatim te Nenit 43, pika 2/a e Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithashtu ky subjekt nuk ishte i rregjistruar ne QKB, shkelja e kësaj dispozite ligjore nga ana e Operatorit të Biznesit nuk është kompetencë e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Durrës. Bazuar në Nenin 49 Shkelje të dispozitave të tjera ligjore jashtë kompetencës së inspektorit, të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” iu drejtuam me shkresen Nr.791 Prot, date 14.09.2017 Kryeinspektorit te Inspektoriatit Qendror me ane te te ciles i delegonte kompetencen per ndjekjen e kesaj problematike.

Pa tarifë
46.  45. 13.09.2017 Problematika e pasigurise ushqimore.

Ne fabriken “Osumi Food”, kushtet ishin të papërshtatshme.

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 13.09.2017

Ne lidhje me subjektin “Osumi Food”, nga ana e DRAKU-se Tiranë janë marrë masat për kryerjen dhe verifikimin në vend te denoncimit Tuaj, nga ku është konstatuar që ky subjekt ushtron aktivitetin e tij në shkelje te kërkesave te legjislacionit ne fuqi.

Konkretisht është dhënë masa urgjente e Ndërprerjes  së aktivitetit të subjektit.

 

Pa tarifë
47.  46. 20.09.2017 Ne aplikacionin “Inspektori Digital”  nje qytetar ka denoncuar kushtet higjieno-sanitare te papershtatshme ku tregtohen produktet ushqimore prane shkolles në qendër te Borshit.

Te dhenat si ne vijim :

Denoncimi nuk ka foto.

Emri:

Emri Subjektit: Ish Market Toni

NIPTI:

Qarku: Qarku i Vlores

Adresa: Ish Market Toni, Rruga Izuar perballe gomisteri servis Borsh.

Pershkrimi: Jam nje qytetar qe dua te bej nje denoncim ne lidhje me nje subjekt ku tabelen e kishte Market Toni, rruga Izuar, perball servis gomisteri ne qender te borshit, qe bente sanduice dhe brumra por me beri pershtypje ambjenti jo i duhur, i piset dhe fakti qe keto produkte tregtoheshin tek shkolla e borshit. Kur i kerkova kuponin me tha qe nuk kam.

Data: 2017-09-20 17:05:57

Kategoria: Kushte te Tregetim/Prodhimit

Nr Tel: 0

Koordinatat Gjeografike: 41.3121465 – 19.804077

Statusi i Ceshtjes: Të Reja

DRAKU Vlorë Trajtuar, datë 21.09.2017

Ne lidhje me subjektin “Ish Market Toni (sot byrektore) , nga ana e DRAKU-se Vlorë janë marrë masat për kryerjen dhe verifikimin në vend te denoncimit te ardhur , nga ku është konstatuar që ky subjekt ushtron aktivitetin e tij në shkelje te kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Mungese e theksuar e kushteve higjieno-sanitare, mungon plani i monitorimit 3D, personeli pa libreze shendetesore. Subjekti punon pa nipt sepse eshte regjistruar dhe nuk eshte inspektuar here tjetër nga AKU.

Eshtë dhënë masa urgjente e bllokimit të aktivitetit të subjektit.

Rihapja e aktivitetit do të kryhet pas eleminimit të mangësive të lartpërmendura.

 

Pa tarifë
48.  47. 20.09.2017 Kerkese per inspektim  ne pikat e fast food-eve pranë shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha”, Klos, për të garantuar sigurinë ushqimore të fëmijëve DRAKU Dibër Trajtuar, datë 21.09.2017

Në zbatim të urdhërit nga ana e juaj për shqetësimin e ngritur  nga ana e Drejtorit të  Shkollës 9-vjecare  “Tahir Hoxha”, Klos, AKU Dibër ngriti grupin e punes, ku morri kontakt direkt me Drejtorin e shkollës 9-vjecare “Tahir Hoxha” dhe u njohëm me problemin në fjalë.

Kërkesa e derguar nga z. Neli në DPAKU ishte për shkak se nga mediat televizive të lajmeve të TV Mati në datë 20.09.2017 në lidhje me inspektimet e kryera nga AKU-të Rajonale në të gjithë Qarqet në subjektet “fast-food” pranë institucioneve arsimore gabimisht në lajmet e këtij televizioni nuk është përmendur se janë ushtruar kontrolle dhe në Bashkinë Klos. Për shkak të këtij lajmi të gabuar, Drejtori i shkollës pretendonte se nuk janë ushtruar kontrolle në subjektet pranë shkollës ku ai ushtron detyrën.

Nga ana e grupit të punës të DRAKU Dibër, Drejtori i shkollës u informua në lidhje me Urdhërin si dhe procesverbalet e mbajtura nga ana jone në subjektet (Fast-food) pranë institucionit arsimor që ai përfaqëson, si dhe masat administrative që janë marrë pikërisht për dy subjekte Fas-food, të cilëve ju është dhënë masë Paralajmerim për mungesë të analizave të ujit që përdoret.

Nga Drejtori shkollës 9-vjecare nuk kishte asnje problem të konstatuar apo informacion që kemi te bëjmë me ndonjë shkelje të subjekteve, që ushtrojne aktivitetin pranë kesaj shkolle, perveç se ai nuk ishte në dijeni.

Z. Neli mbasi u njoh me problemin kërkoi ndjesë se çdo gjë ishte bërë nga mos informini dhe emailit të bërëe nga ana e tij ne adrese DPAKU iu pergjigj vetë me një email tjetër sqarues për të gjithë situatën.

Nga ana jone u be nje riverifikim në të gjitha pikat e tregtimit produkteve ushqimore Fas-foode, Piceri në lidhje me kushtet higjeno sanitare, afatet e perdorimit produkteve ushqimore dhe dokumentacionin, ku nuk rezultuan probleme për t’u shënuar dhe per t’u marrë masa.

Me Drejtorin e shkollës u shkëmbye  një numër kontakti për çdo lloj problematike që mund të ketë në të ardhmen.

Pa tarifë
49.  48. 12.09.2017 Nje qytetar kërkon te behet kontroll te bar kafe Jusra afer medresesë, ne lidhje me ujin dhe makiaton.

 

DRAKU Tiranë Trajtuar, datë 25.09.2017

Referuar denoncimit te ardhur ne info.aku nga nje qytetar per bar kafe “Jusra”, prane Medresese, ne lidhje me produktet kafe (makiato) dhe uje i pijshem, u moren masat per njoftimin e DRAKU Tirane, per kryerjen e inspektimit ne vend per verifikimin e zbatimit te legjislacionit ne fuqi.

Inspektimi ne subjektin bar-kafe “Jusra”, me NIPT L12024031E dhe adrese Rruga e “Dibres”, Tirane u krye nga inspektoret e DRAKU-se Tirane me Autorizim Nr.1043/1 Prot., date 15.09.2017, Proces-Verbali Inspektimi Nr.00015102-17 dhe Liste-Verifikimi perkatese.

Gjate kontrollit ne kete subjekt  nga trupa inspektuese nuk u konstatuan shkelje te legjislacionit ne fuqi.

Pa tarifë
50.  49. 25.09.2017 Denoncim i ardhur nga nje qytetare e cila ka blere oriz per supe ne Qytetin Studenti  “Eqerem934” shpk te cilin pas zierjes, shprehet se eshte i pakonsumueshem per shkak te aromes.

Produkti eshte brenda dates se skadences.

 

DPAKU Trajtuar, datë 03.10.2017

Referuar denoncimit te ardhur per produktin ushqimor “oriz” te prodhuar nga subjekti ”Eqerem 934 sh.p.k” i cili referuar pretendimit te denancuesit eshte i pakonsumueshem, nga ana e AKU-se u moren masa per kryerjen e inspektimit ne subjektin e sipercituar.

Gjate kryrjes se inspektimit me Autorizim Nr. 1091/18 , date 26.09.2017 u mor masa administrative “Paralajmerim” pasi rezultoi se kushtet dhe planimetria e subjektit jane pjeserisht te pershtateshme, jane lene detyra per sistemim te ambientit, pastrim dhe largimin e sendeve te teperta. Gjithashtu referuar shqetesimit te qytetarit u mor moster per analizim te produkti ushqimor “oriz per supe” dhe u be bllokim i produktit deri ne daljen e pergjigjes se analizave sipas akt bllokimit Nr. 0756.

Ne date 29.09.2017 kane dale rezultatet e analizes se produktit ushqimor “oriz” me ane te raport proves Nr 143/120 (date 29.09.2017) te cilat kane rezultuar brenda normave te lejuara.

Pa tarifë
51.  51. 28.09.2017 Ne vijim gjenden linke te cilat kane ardhur ne mesazhet e  facebook te faqes Autoriteti Kombetar i Ushqimit.

Ne to  shfaqen produkte ushqimore (molto, patatina ) per te cilat data e skadences mund te fshihet shume lehte.

 

DPAKU, OJSH Trajtuar , datë 29.09.2017

AKU është institucion që ushtron funksionet e tij inspektuese në garantimin e sigurisë ushqimore, në zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar dhe VKM-së Nr.1081, datë 21.10.2009 “Për ngritjen dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, e ndryshuar. Ne kete fokus, lidhur me produktet qe importohen, referuar ketij Ligji, ku ne Nenin 3 “Perkufizime”, germa h) percaktohen : “përgjegjësitë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të prodhuara në Republikën e Shqipërisë ose të importuara dhe të nxjerra në treg në Republikën e Shqipërisë”, ne Nenin 16 “Mbikëqyrja e sigurisë së ushqimeve të importit”, ne nenin Neni 17 “Kontrolli në doganë i ushqimeve të importuara”, nenin 36 “Kerkesa te pergjithshme te etiketimit te ushqimeve”, AKU ne te gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar te miratuara (PIK), kryhen inspektimin e te gjithe subjekteve te cilet importojne apo eksportojne produkte ushqimore.

 

Kontrolli i ketyre produkteve ushqimore, ne zbatim te legjislacionit ne fuqi, perfshin Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar ne nenet e sipercituar, sikurse edhe akte te tjera ligjore :  Urdheri i MBZHRAU Nr. 374 date 31.08.2017 “Nje ndryshim ne Urdherin Nr.72 date 15.03.2011 “Per miratimin e Akt-Kontrollit “Mbi  inspektimin e produkteve ushqimore me origjine joshtazore ne PIK dher lejimin per kryerjen e veprimeve te metejshme per zhdoganimin e tyre dhe “Akt-Marrje Mostre”, ku percaktohet kontrolli fizik i produkteve ushqimore , si dhe dokumentacioni shoqerues perkates i ketyre produkteve.

Urdheri i MBZHRAU Nr. 250 date 29.07.2011 “Mbi disa masa per hyrjen ne territorin e Republikes se Shqiperise te produkteve ushqimore”, ku percaktohen te detajuara, referuar jetegjatesise se cdo produkti, afatet e perdorimit  (data e skadences) ne menyre qe produkti ushqimor te lejohet te hyje ne territorin e vendit tone.

Gjithashtu, ne vijim te zbatimit te legjislacionit ne fuqi nga ana e te gjithe OBU-ve, citojme VKM-në Nr. 1344 datë 10.10.2008 “Për Miratimin e rregullave të etiketimit të produkteve ushqimore”, si dhe VKM-në Nr. 760 datë 16.09.2015 “Për Kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë përgjatë zinxhirit ushqimor”.

Duke iu rikthyer, shqetesimit Tuaj, per datat e skadences qe mund te fshihen lehte, ne Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, ne Nenin 9 “Mbrojtja e interesave të konsumatorit”, germa a), percaktohet se Ligji parandalon  praktikat falsifikuese ose mashtruese dhe duke qene se AKU ka ne fokus kontrollin OBU-ve qe ushtrojnë aktivitetin ne fushën e ushqimit  me qellim zbatimin me rigorozitet te te gjitha kërkesave ligjore nga ana e tyre do te vlerësonim si edhe do te na vinit ne ndihme ndërmjet sinjalizimit apo denoncimit Tuaj konkret per individ apo subjekt ku eshte konstatuar ky produkt, me qellim parandalimin dhe marrjen e masave sipas legjislacionit ne fuqi, ndaj cdo shkeljeje qe cenon garantimin e sigurise ushqimore per te gjithe konsumatoret.

Pa tarifë
52. 24.10.2017 Denoncim I ardhur nga nje qytetar nga Delvina per therjen e bagetive.

1. Pse mos te therim ne dyqanet tona ose ne thertore te qytetit?

2-Qyteti i Delvines ka thertore pse nuk e restauroni? 3-pse dhe te paguajm dhe per therje,pse nuk e beni falas? po rruga qe bejme me makina nuk jane shpenzime ?

 

 

OSH Në trajtim Pa tarifë
53. 25.10.2017 Denoncim përmes telefonit: Është  një furgon me targë aa 205 ks. Ka marrë vica këtu te tregu i kafshëve pa matrikuj tek ura e tapizës dhe po i con në kombinat. OSH Në trajtim Pa tarifë
54. 03.11.2017 A eshte i skaduar ky produkt me date te ndryshme skadence ne karton dhe ne veze? Sektori I Mbikëqyrjes së Tregut dhe Informimit të Shpejtë Fotot tregojne produktin veze jashte afatit te skadences.

Subjekti prodhues/amballazhues Rea’s shpk”

adrese: Komuna Xhafzotaj, Qarku Durrës ,

 

product jashte afatit te skadences paraqet nje risk serioz me  ndikimi në shëndetin e njeriut.

 

Masa urgjente: kontroll zyrtar i menjehershem nga DRAKU Durres, Terheqje, asgjesim produkti.

 

Nga verifikimit ne sector Subjekti Rea’s ka te notifikuar etiketat per produktet:

 

  • Vezë kualiteti “A” M 53-63 gr      10 vezë
  • Vezë kualiteti “A” L 63-73 gr        10 vezë
  • Vezë REA’S kualiteti “A”  S                 360 vezë
  • Vezë REA’S kualiteti “A”  M                360 vezë
  • Vezë REA’S kualiteti “A”  L                 360 vezë
  • Vezë REA’S kualiteti “A”  XL              360 vezë

 

Pa tarifë
55. 16.11.2017 Ankese e banoreve te njesise 5 Tirane DRAKU Tirane Ne pergjigje te denoncimit te qytetares ne njesine Nr.5  ne adresen e dhene  u be inspektimi i subjektit qe ushtronte aktivitetin e tregtimit te peshkut i cili ishte Z.  Sokol Seferi.

Gjate inspektimit u konstatua:

– Mungese te kushteve higjenosanitare ne dy dhomat frigoriferike qe ndodheshin te vecuara nga ambjenti tregtimit.

– Mungese te lejeve mjedisore per dhomat frigoriferike.

Per  mangesit e konstatuara u moren keto masa:

Gjobe ne masen 300 000 leke.

– Nderprerje e pjesshme e aktivitetit ( Vetem per aktivitetin e dhomave frigoriferike)

 

 

Pa tarife
56. 23.11.2017 Denoncim nga nje grup banoresh te zones Gjec-Koder , Njesia Administrative Preze , Bashkia Vore.

Po ju informojme per shqetesimin qe kemi ne si banore te kesaj lagje per fabriken e vajit te Z.Astrit Gjoka . Kemi indicie per cilesine e vajit te prodhuar nga kjo fabrike, ky vaj prodhohet ne kushte te papershtatshme higjeno sanitare duke sjelle shqetesime per banoret e ketij komunteti. Dyshojme qe kjo fabrike punon pa licensen perkatese duke sjelle rrezikun per familjaret tane , keshtu qe rrezikohet shendeti i komunitetit . Ketu prodhohet nje vaj jashte standarteve .

Fabrika ndodhet ne aksin Vore-Fushe Kruje , Tabela Gjec-Koder majtas 200 metra nga rruga kryesore.

Shpresojme shume qe te merret ne konsiderate ky shqetesim i komunitetit sepse kjo lidhet direkt me cilesine e jetes se komunitetit.

 

DRAKU Tiranë Referuar ankeses ju informojme se eshte kryer verifikimi ne vend nga Drejtoria Rajonale e AKU-se Tirane, ku rezultoi qe ne kete adrese subjekti ushtron aktivitetin prodhim vaj ulliri me perfaqesuese Znj.Paola Silvani.

Nga kontrolli i kryer u konstatua se Kushtet higjeno sanitare ishin te papershtatshme.

U mor masa administrative  gjobe ne vleren 300 000 mije leke si dhe Nderprerje e kryerjes se veprimatrise deri ne plotesimin e kerkesave ne zbatim te legjislacionit ne fuqi.

 

Pa tarife
57. 03.12.2017 Denoncim nga një qytetare përmes e-mail.

Dje bleva tek EHË tek rruga e Elbasanit fileto pule. Nuk kish ne vitrine dhe shitesja me tha se kish mbrapa te ngrira. bleva 4. Nuk ishin te ngrira. Sot i gatova pa shtuar kripe pasi vuaj nga tensioni dhe e kemi te ndaluar katerciperisht. kur i provuam, filetot ishin farmak te kripura. Ju lutem merrni masa sepse ky eshte nje krim. EHË mund ti ruaje filetot me uje me kripe por kjo nuk eshte e lejueshme.

EHË me sa duket perdor menyra te palejueshme per te ruajtur mallin te “fresket”.

 

DRAKU Tirane Në trajtim Pa tarifë
58. 04.12.2017 Nje qytetar ka derguar ne inbox te faqja zyrtare e Facebook denoncim per  kushtet qe tregtohet produkti peshk ne rruget e qytetit te Korces.

Ky eshte denoncim I perseritur, pasi I njejti shqetesim eshte ngritur dhe me pare.

Ashtu si eshte lajmeruar edhe me pare, adresa eshte: Agjencia e autobuzeve Korce. Transportohen cdo dite pasagjeret nga Prespa dhe peshku ne bagazhe.

Bashkelidhur gjenden fotot e derguara nga qytetari.

 

DRAKU Korce Në trajtim Pa tarifë
59. 07.12.2017 Ne faqen zyrtare te AKU-se ne facebook ka ardhur inbox, denoncimi i nje konsumatori ne lidhje me tregtimin e produkteve ne markete, te cilat sipas denoncimit ,  jane  pa etikete te miratuar nga AKU.

Ju lutem te behet verifikimi per rastin

Bashkelidhur do te gjeni dhe fotot e derguara nga konsumatori.

Denoncimi si me poshte :

 

Ky eshte pa miratim etiketa dhe asnje lloje dekomentacioni .

Etiketa te pa miratuara nga ju dhe ka shkel ligjin dhe po na prish pune neve qe jemi te miratuara me etikt me tvsh dhe shum gjera ju lutem merni masa

 

Sektori i Mbikeqyrjes se tregut Në trajtim Pa tarifë
60. 09.12.2017 Kam nje denoncim per subjektin me

 

Emer: Erlind Asllani

Nipt : K83207401F

Adresa:Fier

 

Ky subjekt ka nje license per prodhim dhe perpunim sallami. Ju veme ne dijeni se ky subjekt ka nje fabrike sallami jashte cdo kushti higjeno-sanitar dhe jashte cdo standarti te kerkuar nga ana juaj, per me teper qe perdor mish te pa kontrolluar dhe pa certifikate veterinare, gjithashtu ky subjekt ka 3 persona te punesuar te padeklaruar qe punojne ne ambjentet e shtepise pa asnje kusht higjenik.

DMRKI Në trajtim Pa tarifë
61. 11.12.2017 Ne aplikacionin “Inspektori Digital” ka ardhur nje denoncim nga nje qytetar i qytetit te Vlores, ne lidhje me produktin cokokrem.

Mungon foto.

Pershkrimi i denoncimit si me poshte vijon:

 

Emri: Nuovo crema
Emri Subjektit: Firma A & A shpk
NIPTI:
Qarku: Qarku i Vlores
Adresa: Vlore ish- NPANI
Pershkrimi: Ky produkt gjendet i pamundur per tu konsumuar. Edhe pse i ruajtur ne kushtet e duhura ky cokokrem gjendet i ngrire sa edhe luga e ka te veshtire te futet dhe jo me te konsumohet. Ndoshta nga perberja qe ka ndoshta se tregetohet i skaduar. Do deshiroja qe te inspektonit kete produkt , te benit analizat e nevojshme edhe te kuptoni sa i shendetshem per tu konsumuar eshte ky produkt
Data: 2017-12-09 09:10:09
Kategoria: Produkte Ushqimore
Nr Tel: 692064575
Koordinatat Gjeografike: 0 – 0
Statusi i Ceshtjes: Të Reja

 

 

DRAKU Vlore Referuar emailit te ardhur nga Inspektori Digital, ju bejem me dije se nga DRAKU Vlorë është dërguar trupa inspektuese përkatëse dhe kane kryer inspektim ne subjetin e meposhtem:

  1. Subjekti Prodhim tregëtim produkte pastiçeri, Administrator Ardian Dervishaj, Rr. Transballkanike, Vlorë,  NIPT- K66406201V, Nr. procerverbali: 0022451-17, Nr. 669 Prot, datë 11.12.2017.  Konstatimet: Mungon regjistrimi në QKL.
  2. Etiketa e produktit është e panotifikuar.
  3. U morën mostra kontrolli, për tu kontrolluar nga Laboratori i DRAKU Vlorë.
  4. Sasia e mallit të bllokuar  të 1775 Kg.

Vendimi:

Në zbatim të ligjit Nr. 9863, datë28.01.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar neni 19, neni 68 pika e dhe neni 36 i referohet nenit 68 pika k, subjektit i jepet masë admionistrative gjobë, në vlerën 1. 000.000 lekë ( Një milionë lekë) neni 68 pika 1 e,  dhe gjobë ne vlerën 50.000 ( pesedhjetë mijë)  lekë, neni 68 pika 1 k. Në zbatim të ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011 “ Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” 43 pika 2 gërma a, b, ç, të ndërpritet aktiviteti i prodhimit, bllokim i linjës prodhuese dhe bllokimi i produktit të gatshëmpër shitje deri në përfundim të analizimit të produktit dhe daljes së rezultateve të analizave. Sasia e bllokuar është 1775 kg, në paketime, 5 kg, 0,9 kg, 0.4 kg dhe 0.2 kg.  Subjekti ka refuzuar firmen.