Historiku i marrëdhënieve të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore Europiane dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

efsa_logoAutoriteti Kombëtar i Ushqimit është krijuar mbi bazën e plotësimit te detyrimeve qe rrjedhojnë  nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, të shpallur për pesë vendet e Evropës Juglindore në Samitin e Zagrebit, në vitin 2000. Shqipëria nënshkroi dhe ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij, e cila hyri në fuqi më 1 Prill 2009.

Neni 70 i MSA-së përcakton një angazhim të veçantë të Republikës së Shqipërisë: përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bashkimit Evropian, proces ky që duhet të përfundohet në dy faza 5-vjeçare, brenda vitit 2019.

Ne kuadër te përafrimit te legjislacionit ishte dhe krijimi i Ligjit “Për Ushqimin”, i përafruar me ligjin 178/2002 te BE “Për Ushqimin ne BE”. Nëpërmjet këtij ligji u krijua AKU (siç ne mënyrë analoge është krijuar Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore – EFSA).

Ky ligj i jep përparësinë ne rang vendi AKU-se qe te jete institucioni përgjegjës ne vend për procesin e analizës se riskut për sigurinë ushqimore. Ne këtë kuadër dhe ne zbatim te rekomandimeve qe lihen nga Komisioni Evropian nëpërmjet strukturave te tij, qe janë pjese esenciale e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020, është dhe ngritja dhe forcimi i kapaciteteve te Vlerësimit te Riskut, mirëfunksionimi i Komitetit dhe Paneleve Shkencore dhe nisma për komunikimin e riskut.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) është një agjenci e Bashkimit Evropian e cila ofron këshilla dhe komunikim të pavarur shkencor mbi rreziqet ekzistuese dhe ato në zhvillim që lidhen me zinxhirin ushqimor. EFSA u krijua në shkurt 2002, me seli në Parma, Itali dhe buxhetin për 2016 e kishte 79.5 milionë euro.

Puna e EFSA mbulon të gjitha çështjet me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurinë e ushqimit, përfshirë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e bimëve dhe shëndetin e bimëve. EFSA mbështet Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Shtetet Anëtare të BE-së në marrjen e vendimeve efektive dhe në kohë të menaxhimit të rrezikut që sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve evropianë dhe sigurinë e zinxhirit të ushqimit dhe ushqimit. EFSA gjithashtu komunikon me publikun në mënyrë të hapur dhe transparente për të gjitha çështjet që janë brenda fushëveprimit të saj. EFSA përgatit opinione shkencore te bazuara mbi vlerësimin e riskut me ekspertizën e stafit shkencor me te mire ne Evrope me te dhëna qe i grumbullon nga shtetet anëtare, RASFF dhe instrumente te tjerë monitorimi.

Nisur nga fakti qe shtete te tjerë kane synim aderimin ne BE, Komisioni Evropian i dha EFSA një grant për te zhvilluar programin e zhvillimit te kapaciteteve ne vendet IPA.

AKU, si autoriteti ne vend qe me ligj është përgjegjës për vlerësimin, menaxhimin dhe komunikimin e riskut, është kontaktuar nga EFSA qe ne fillimet e tij dhe ka pasur gjithmonë marrëdhënie te mira duke qene pjese e trajnimeve dhe takimeve qe ajo organizonte.

Nen këtë kontekst, ne Janar 2016 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet EFSA (Autoritetit Evropian te Sigurisë Ushqimore) dhe AKU, iniciativë kjo e kërkuar nga vete EFSA, për pjesëmarrjen e Ndihmës Koordinatorit dhe caktimit te Koordinatorit Kombëtar në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit Programi II. Ky instrument ka si qëllim financimin e zbatimit të veprimit të titulluar “Masat përgatitore për pjesëmarrjen nga vendet kandidate potenciale në EFSA”.

Ne qellim te marrëveshjes është krijimi i një rrjeti ekspertësh dhe bashkëpunimi shkencor ne kuadër te sigurisë ushqimore, me institutet kërkimore, konsumatorët dhe palët e tjera, që punojnë në vlerësimin e riskut në fushat e kompetencave të EFSA. Kjo marrëveshje do te kontribuoje në harmonizimin e praktikave të vlerësimit të riskut në të gjithë Evropën.

Nëpërmjet nënshkrimit te marrëveshjes, është ngritur një rrjet me përfaqësues ne rrjetet shkencore te EFSA, qe trajnohen mbi çështje te vlerësimit te riskut.

Rrjetet shkencore te EFSA ku Shqipëria ka përfaqësues, janë:

  • Rrjeti shkencor për Shëndetin dhe Mirëqenien e kafshëve;
  • Rrjeti shkencor për Rezistencën Anti – Mikrobike;
  • Rrjeti shkencor për Shpërthime sëmundjesh me origjine ushqimore;
  • Rrjeti shkencor për Mbetjet e Antibiotikeve;
  • Rrjetin e eksperteve te komunikimit te riskut (CEN);
  • Pika fokale e EFSA për Shqipërinë, dhe
  • Koordinatori Kombëtar për marrëveshjen për Shqipërinë, përfaqësues ne forumin e koordinatoreve me cilësinë e vëzhguesit për vendet kandidate.

Te gjithë përfaqësuesit ne këto rrjete janë testuar dhe miratuar nga vete EFSA dhe marrin pjese rregullisht ne takimet respektive si vëzhgues për te marre përvojën e vendeve te tjera anëtare.

Tjetër arritje ne kuadër te kësaj marrëveshjeje, është ngritja e një rrjeti ne rang kombëtar për raportim te dhënash ne EFSA dhe caktimi nga AKU i zyrtarit raportues, qe me punën e tyre nxorën Shqipërinë nga zona gri ne hartën e te dhënave qe disponon EFSA për te gjithë Evropën, me qellim përpunimin e opinioneve dhe vendimeve shkencore për çështje te sigurisë ushqimore qe prekin te gjithë BE, duke e bere pjese te raportit vjetor 2016 qe publikon EFSA për te gjithë Evropën.

Arritje tjetër e realizuar nëpërmjet netëork qe ofron EFSA, ka qene edhe përfshirja e Shqipërisë ne Almanakun mbi te gjitha sistemet e sigurisë ushqimore ne Evrope, qe botohet nga BfR – Agjencia federale gjermane për vlerësimin e riskut, një nga organizatat me më reputacion ne Evrope ne lidhje me këtë proces.

Ky është një proces i vazhdueshëm, eksperience kjo e përjetuar edhe nga shtete te tjera si Rumania, Hungaria, etj. dhe ne te cilën (ne te njëjtat mënyra dhe forma procedurale) po trajtohen te gjithë vendet IPA dhe ato te rajonit: Bosnja Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.