Programi i Transparencës

LIDHJA NR. 1

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

Autoritetin Kombëtar të Ushqimit

  1. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së AKU ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKU do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKU-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.aku.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AKU-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

  1. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AKU-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AKU-së dhe përkatësisht: Ligji nr.9863, datë28.01.2008 “Për Ushqimin” I ndryshuar, Ligji nr.10433,datë 16.06.2011 “Për Inspektimin ne Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:  
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aku.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të AKU-së;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d Urdhëri i Kryeministrit Nr. 119, datë 10.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.
Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b Ligji per Ushqimin, Nr 9863 date 28.01.2008,I ndryshuar

VKM Nr. 1081, dt. 21.10.2009, Per Organizimin dhe Funksionimin  e AKU,e ndryshuar

Ligj Nr. 10433, date 16.06.2011, Per Inspektimin ne Republiken e Shqiperise

Ligji Nr.10465 dt.29.09.2011 per Sherbimin Veterinar – i ndryshuar me 26.03.13

VKM Nr.1344 Dt.10.10.2008 per etiketimin e produkteve

VKM Nr.538 Dt.26.05.2009 ”Per licencat”

Akti Normativ Nr.4dt. 16.08.2013 i miratuar ne ligj

Ligji Nr.9441 dt. 11 11 05, i ndryshuar me 26.03.13  PER PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PERPUNIMIN DHE TREGTIMIN E QUMESHTIT DHETE PRODUKTEVE ME BAZE QUMESHTI

VKM Nr.538 Dt.26.05.2009 per licencat

VKM Nr.1132 Dt.05.08.2008 ”Per qumeshtin”

VKM Nr.1344 Dt.10.10.2008 per etiketimin e produkteve

Urdher Nr.261 date 10.09.2009  Kriteret mikrobiologjike

Udhezim Nr.5,date 07.09.09 udhezimi i mbetjeve te pesticideve ne ushqimet shtazore

Ligji Nr 9863 datë 28  1  08 i ndryshuar me 26 03 20013

Ligji per Sherbimin Veterinar – i ndryshuar me 26 03 13 (2)

Urdher 438date 7 10 2008 rregullore e qumeshtit e plote 2008 (6) (2)

Ligji Nr 9863 datë 28 1 2008 i ndryshuar

Ushqimet shtese acidi erucik

Udhezim Nr.2, date 14.02.2013, Per Krijimin dhe Funksionimin e KOmitetit Shkencor dhe Paneleve Shkencore, prane AKU

Urdher nr 187, date 23.04.2014, Per Perberjen e Komitetit Shkencor dhe Paneleve Shkencore, prane AKU

Urdher nr.285, date 02.06.2014, Per Ndryshim ne Perberjen e Komitetit Shkencor dhe Paneleve Shkencore, prane AKU

VENDIM Nr.1344, datë 10.10.2008, PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE “PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE”

Ligj_8443_21.01.1999 per VRESHTARINE , VEREN DHE PRODUKTET E TJERA TE RRUSHIT

Ligj_9199_26.02.2004 PROD. BIO

Ligj_10081_23.02.2009 Per LICENSAT

LIGJI nr.87 PER VAJIN E ULLIRIT

Ligji per kripen e jodizuar

Për-mbrojtjen-e-shëndetit-nga-produktet-e-duhanit

Rregullorja e brendshme per duhanin

Udhëzim_20_25.11.2010 HACCP

Udhezim nr.1 date 26.01.2009 AROMATIZUESIT TYMUES TË PËRDORUR OSE PËRCAKTUAR

Udhëzim_16_29.08.2011 ADITIVET

URDHËR nr 167 Date 09.04.2008, per plastiken

UDHEZIMI NR.1,DATE18.02.2014 Per Enzimat

UDHEZIMI NR.4,DATE14.05.2014 Rrez. Jonizues

Udhezim4Dt21.3.2011 gluteni

Udhezim12Dt29.09.2010 MYKOTOX.

Udhezim13Dt29.9.2010 (2) NIV.MAX. TE KONTAMINIMIT

Udhezim19Dt17.11.2010 NITRATET

Udhezim18Dt17.11.2010 (2) ADITIVET

Udhezim 22 date 25 11 2010 Kushtet e Pergjithshme te Higjenes

urdher Nr.266 26.08.2011 industrializimi i ujit

Urdher nr.476 date 27.12.2007 per MIRATIMIN E RREGULLORES “MBI MATERIALET DHE ARTIKUJT PLASTIKË TË PËRCAKTUAR TË JENË NË KONTAKT ME PRODUKTET USHQIMORE”

URDHERI NR.4 Per Komponentet e vajrave per skuqje

Vendim i KM_538_26.05.2009 PER QKL

Vendim_i_KM_177_06 03 20121 Ambalazhet dhe Mbetjet e tyre

Vendim_i_KM_1344_10 10 20081 Etiketimi

VKM nr.1081 dt.21.10.2009 Per organizimin dhe funksionimin e AKU-se 

Marreveshja e Asocim Stabilizimit

Rregullore Nr. 3 Datë 17.03.2006 “MBI HIGJENËN E PRODUKTEVE USHQIMORE”

Akt normativ i KM Nr. 4, datë 16.8.2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”

Rregullore Nr.2 datë 17.05.2007 “PER LICENSIMIN E PESHKIMIT DHE TE AKUAKULTURES”

Vendim Nr.8763, datë 2.4.2001 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995 “PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN

AKT MARREVESHJE, datë 2.5.2006 “PËR RRITJEN E EFEKTIVITETITNE KONTROLLIN E IMPORTIT, EKSPORTIT DHE TRANZITIMIT TE KAFSHEVE, SHPENDEVE, PESHKUT TE GJALLE, BIMEVE, TE GJITHA GJALLESAVE TE TJERA DHE PRODUKTEVEUSHQIMORE ME ORIGJINE SHTAZORE APO BIMORE SI DHE LENDEVE TE PARA PER INDUSTRINE USHQIMORE”

 URDHËR Nr. 184 datë 25.05.2007, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “QE SHFUQIZON DISA DIREKTIVA NE LIDHJE ME HIGJENEN USHQIMORE DHE KUSHTET E SHENDETIT PER PRODHIMIN DHE VENDOSJEN EN TREG TE PRODUKTEVE TE CAKTUARA ME ORIGJINE SHTAZORE TE PERCAKTUARA PER KONSUM NJEREZOR DHE AMENDIMI I DIREKTIVES SE KESHILLIT 89/662/KEE DHE 92/118/KEE DHE VENDIMIT TE KESHILLIT 95/408/KE”

RREGULLORE Nr. 1 Date 15.03.2006, “QË PËRCAKTON KUSHTET SHËNDETËSORE DHE CERTIFIKIMIN PËR EKSPORT TË MOLUSQEVE BIVALVË TË GJALLË,VEZËVE DHE GAMETËVE TË TYRE PËR RRITJE TË MËTEJSHME, MAJMËRI APO PËR KONSUM HUMAN”

URDHËR Nr.123 Datë 30.03.2007 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MJALTIN”

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PER USHQIMET PER PERDORIM NE DIETAT ME ENERGJI TE KUFIZUAR PER ULJE NE PESHE”

Certifikate shendetesore veterinare per kafshe te llojit gjedh te therura n thertore

URDHËR Nr. 185 datë 25.05.2007, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “MBI METODAT E KAMPIONIMIT DHE METODAT ANALITIKE PER KONTROLLET ZYRTARE TE NIVELEVE TE PLUMBIT, CADMIUM, MERKURIT DHE 3- MONOKLORPROPAE-1,2 DIOL NE USHQIME”

URDHËR Nr. 194 Datë 06.06.201, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “MBI DISA KUSHTE TE VECANTA QE RREGULLOJNE IMPORTIN E DISA USHQIMEVE TE CAKTUARA NGA DISA VENDE TE TRETA PER SHKAK TE RREZIKUT TE NDOTJES NGA AFLATOKSINAT”

URDHËR Nr. 456 Datë 17.12.2007, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR FORMULAT USHQIMORE PËR FOSHNJA DHE FORMULAT RRJEDHËSE”

URDHËR Nr. 72 Datë 15 /03/ 2011, PËR MIRATIMIN E AKT-KONTROLLIT “MBI INSPEKTIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE ME ORIGJINE JOSHTAZORE NE PIKAT E INSPEKTIMIT KUFITAR DHE LEJIMIN PER KRYERJEN E VEPRIMEVE TE METEJSHME PER CDOGANIMIN E TYRE” DHE AKT-”MARRJE-MOSTRE”

URDHËR Nr. 219, “MBI FREKUENCEN E ANALIZAVE PER LENDEN E PARE, PRODUKTIN DHE UJIN, QE DUHET TE KRYEJNE OPERATORET E SEKTORIT TE PRODHIMEVE TE DETIT”

URDHËR Nr. 616 Datë 27.12.2006 “RREGULLORJA PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR USHQIMET E PËRPUNUARA ME BAZË DRITHRAT DHE USHQIMET PËR FËMIJËT FOSHNJE DHE FËMIJË MË TË RRITUR”

Udhëzim Nr.15, datë 15.01.2007 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MBI KERKESAT E PRODHIMIT DHE VENDOSJES NE TREG TE MISHIT TE GRIRE DHE MISHIT TE PERGATITUR”

URDHËR Nr. 234 Datë 20 /05/ 2014, PËR ZEVENDESIMIN E ANEKSIT I TE URDHERIT NR. 261, DATE 10.09.2009, MIRATIMIN E RREGULLORES “PER PRODUKTET USHQIMORE PER PERDORIME USHQIMORE TE VEÇANTA”

VKM Nr.750, datë 14.7.2010 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË INSPEKTIMIT KARANTINOR FITOSANITAR”

VKM Nr.1188, datë 20.8.2008 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR IMPORTIMIN, TREGTIMIN, TRANSPORTIN, RUAJTJEN, PËRDORIMIN DHE ASGJËSIMIN E PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE”

VKM Nr.1555, datë 12.11.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË REGJISTRIMIT DHE TË KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE”

VKM Nr. 462, datë 11/07/2012 “Disa ndryshime ne VKM Nr. 1188; dt. 20/08/2008; ‘Per Miratimin e Rregullave per Importimin, Tregtimin, Transportin, Ruajtjen, Perdorimin dhe Asgjesimin e Produkteve per Mbrojtjen e Bimeve’”

 Ligji  Nr.10 390, datë 3.3.2011 “PËR PLEHRAT E PËRDORIMIT PËR BIMËSINË”

Ligji Nr.8443, Datë 21.1.1999 “PER VRESHTARINE, VEREN DHE PRODUKTET E TJERA QE RRJEDHIN NGA RRUSHI”

Ligji Nr. 9362; datë. 24/03/2005 “PER SHERBIMIN E MBROJTJES SE BIMEVE”

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g Ne baze te ligjit 11/2014 “Per te Drejten e Informimit”, çdokush mund te kerkoje informacion ne AKU. Kerkesa i drejtohet Sektorit Juridik. Me pas, ky sektor, ne varesi te specifikimeve qe permban kerkesa, I  drejtohet sektoreve tjere perkates ne AKU, per t’u pergjigjur, kerkesa apo shkresa keto, qe do te siglohen me pare nga titullari I informacionit.

Adresa postare eshte: Rruga Mylym Keta,Tufine Tirane  Ndersa posta elektronike eshte info@aku.gov.al

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç Vendondodhja e Autoritetit Kombetar te Ushqimit eshte ne Rrugen Myslym Keta, Tufine, Tirane.

Orari zyrtar i punes eshte 08.00 deri ne 16.30, nga e hena deri te enjten. Te premten, orari eshte 08.00 deri ne 14.00.

Koordinatori për të Drejtën e Informimit është Ornela Ferhati, me detyrë, Specialist pranë sektorit Juridik me email ornela.ferhati@aku.gov.al dhe nr cel, 067 49 26198.

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d
Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni7/1/

dh

Mekanizmat Monitorues,kontrollues dhe mbikqyres janë:

1. Bordi i AKU së,

2. Kontrolli i Larte i Shtetit,

3.Inspektoriati Qendror dhe MBZHRAU me Urdher te Ministrit te BZHRAU.

4.Ministria e Financave.

Raporte auditi: jane Raportet e KLSH dhe Raportet e strukturave te tjera kontrolluese.

Dokumente me tregues performance janë: Raporti vjetor i vleresimit te veprimtarise se AKU-së, raportet e inspektimit etj

Menjehere pas miratimit nga keto struktura Raporte, Koordinatori
Buxheti  Neni 7/1/e  Buxheti

Raporte

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

Çdo tre mujor.

Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” Sektori i Buxhetit dhe Finances.
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Bazuar ne Rregjistrin e miratuar te parashikimeve per prokurime publike, bazuar ne Ligjin Nr 9643 date 20.11.2006 Per Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM Nr 1 date 10.01.2007 Per miratimin e Rregullave te Prokurimit Publik” per vitin 2015 do te kryhen 2 proçedura te hapura dhe 18 procedura prokurimi me vlere te vogel.
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni

7/1/f

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj
Mbajtja e dokumentacionit nga AP Neni 7/1/h Ligji bazë për funksionimin e Arkivave: Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat” në Republikën e Shqipërisë

2.  Akte të tjera ligjore të rëndësishëm për ruajtjen dhe administrimin e dokumentacionit të institucioneve shtetërore janë:

•      Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë (te miratuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave.

•      Lista Tip me afatet e ruajtjes se dokumentave me rëndësi historike kombëtare (nr. 39, date 11.01.2005, Drejtoria e pergjithshme e Arkivave).

•      Ligji nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën  e informimit për dokumentet zyrtare”.

•      Ligji nr. 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”.

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k
Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

  1. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT
  1. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aku.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

  1. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.