Mikroorganizmat shkaktarë të sëmundjeve

Mikroorganizmat shkaktarë të sëmundjeve

Tabela e mëposhtme përfshin mikroorganizmat që janë shkaktarë të  sëmundjeve më të shpeshta me origjinë ushqimore. Siç tregohet edhe në këtë tabelë, kërcënimet nga këto mikroorganizma janë të shumta dhe të ndryshme, me simptoma që variojnë nga relativisht të buta në shumë serioze, kërcënuese për jetën. Ndërsa fëmijët, të moshuarit, si dhe personat me sistem të dobët imunitar janë në rrezik më të madh nga sëmundjet me origjinë ushqimore, disa prej këtyre mikroorganizmave janë kërcënim për çdo njërin prej nesh.

Bacillus cereus
Emërtimi i Sëmundjes: Helmim nga B. cereus
Koha e Inkubacionit: 10-16 orë
Shenjat dhe Simptomat: Dhimbje barku, diarre të ujshme, të përziera
Kohëzgjatja e Simptomave: 24–48 orë
Burimet Ushqimore: Mishrat, salcë, vanilje.
Campylobacter jejuni
Emërtimi i Sëmundjes: Kampilobakteriozat
Koha e Inkubacionit: 2-5 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre, dhimbje barku, ethe dhe të vjella; diarreja mund të jetë e përgjakshme.
Kohëzgjatja e Simptomave: 2-10 ditë
Burimet Ushqimore: Mish pule i pagatuar ose i papjekur në temp e duhur, qumësht i papasterizuar, ujë i kontaminuar.
Clostridium botulinum
Emërtimi i Sëmundjes: Botulizmi
Koha e Inkubacionit: 12-72 orë
Shenjat dhe Simptomat: Të vjella, diarre, vizion i paqartë, vizion i dyfishtë, Dobësi e muskujve. Mund të rezultojë në dështim të frymëmarrjes dhe vdekje.
Kohëzgjatja e Simptomave: variable
Burimet Ushqimore: Ushqime të ndryshme të konservuara në mënyrë të papërshtatshme, perime, patate të pjekura në letër alumini.
Clostridium perfringens
Emërtimi i Sëmundjes: Helmim me C. perfigens
Koha e Inkubacionit: 8-16 orë
Shenjat dhe Simptomat: Dhimbje barku intensive, diarre të ujshme.
Kohëzgjatja e Simptomave: Zakonisht 24 orë
Burimet Ushqimore: Mish, mish pule, lëng mishi, ushqime të thata ose të parapërgatitura, abuzim me kohën dhe / ose temp. e gatimit të ushqimeve.
Cryptosporidium
Emërtimi i Sëmundjes: Cryptosporidiosis e zorrëve.
Koha e Inkubacionit: 2-10 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre të ujshme, dhimbje stomaku, ethe të lehta
Kohëzgjatja e Simptomave: Mund të zgjasë nga disa javë në muaj.
Burimet Ushqimore: Ushqimi i papjekur ose i ndotur nga një person i sëmurë pas gatimit, ujë i pijshëm i ndotur.
Cyclospora cayetanensis
Emërtimi i Sëmundjes: Cyclosporiasis
Koha e Inkubacionit: 1-14 ditë, maksimumi 1 javë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre të ujshme, humbje të oreksit, humbje e konsiderueshme e peshës, dhimbje barku, të vjella, lodhje.
Kohëzgjatja e Simptomave: Mund të zgjasë nga disa javë në muaj.
Burimet Ushqimore: Llojet të ndryshme të prodhimeve të freskëta (Manaferra të importuara, marule, borzilok).
E.coli (Escherichia coli) që prodhon toksine.
Emërtimi i Sëmundjes: Infeksioni E. coli (Shkak i zakonshëm i “diarresë së udhëtarit”).
Koha e Inkubacionit: 1-3 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre të ujshme, dhimbje barku, të vjella.
Kohëzgjatja e Simptomave: 3-7 ose më shumë ditë
Burimet Ushqimore: Ujë ose ushqim të kontaminuara me fece të njeriut.
Salmonella
Emërtimi i Sëmundjes: Salmonellosis
Koha e Inkubacionit: 6-48 orë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre, ethe, dhimbje barku,të vjella.
Kohëzgjatja e Simptomave: 4-7 ditë
Burimet Ushqimore: Vezë, mish pule, mish, qumësht ose lëng frutash të pa pasterizuar, djathë, fruta të freskëta dhe perime.
E.coli O157:H7
Emërtimi i Sëmundjes: Kolit hemorragjik ose infeksion E. coli O157: H7
Koha e Inkubacionit: 1-8 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre të rënda (shpesh të përgjakshme), dhimbje barku dhe të vjella. Zakonisht ka pak ethe. Më i zakonshëm në fëmijë 4 vjeç ose edhe më të vegjël. Mund të çojë në dëmtimin e veshkave.
Kohëzgjatja e Simptomave: 5-10 ditë
Burimet Ushqimore: Mish viçi i papjekur mirë (sidomos hamburger), qumësht dhe lëng frutash të papasterizuar, fruta dhe perime të freskëta (p.sh. lakër) dhe ujë i ndotur.
Listeria monocytogenes
Emërtimi i Sëmundjes: Listeriosis
Koha e Inkubacionit: 9-48 orë për simptomat
gastrointestinale, 2-6 javë për sëmundjet invazive.
Shenjat dhe Simptomat: Ethe, dhimbje të muskujve, të përziera ose diarre. Gratë shtatzëna mund të kenë simptomat e një gripi të butë dhe infeksioni mund të çojë në lindje të parakohshme apo abort spontan. Të moshuar apo pacientë me imunitet të dobët mund të zhvillojë baktereminë ose meningjit.
Kohëzgjatja e Simptomave: E variueshme.
Burimet Ushqimore: Qumësht i pa pasterizuar, djathra të buta të prodhuara me qumësht të pasterizuar, mish i gatshëm gati për t’u konsumuar.
Noroviruses
Emërtimi i Sëmundjes: I quajtur ndryshe gastroenterit viral, diarre dimërore, gastroenterit akut jo bakterial, helmim ushqimor ose infeksion ushqimor.
Koha e Inkubacionit: 12-48 orë
Shenjat dhe Simptomat: Të përziera, të vjella, dhimbje të barkut diarre, temperaturë, dhimbje koke. Diarrea është më e përhapur tek të rriturit, të vjellat më të zakonshme tek fëmijët.
Kohëzgjatja e Simptomave: 12-60 orë
Burimet Ushqimore: Prodhime të freskëta, ujë i pijshëm i ndotur, ushqime të papjekura, butak nga ujëra të ndotura.
Hepatiti A
Emërtimi i Sëmundjes: Hepatit
Koha e Inkubacionit: Mesatarisht 28 ditë ose nga
(15-50 ditë)
Shenjat dhe Simptomat: Diarre, urinë e errët, verdhëz, dhe simptoma si të gripit, p.sh., ethe, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje barku.
Kohëzgjatja e Simptomave: e variueshme nga 2 javë deri në 3 muaj.
Burimet Ushqimore: Ushqime të freskëta, ujë i pijshëm i ndotur, ushqime të pagatuara, butak nga ujërat e ndotura.
Shigella
Emërtimi i Sëmundjes: Shigelloza ose Dizenteria bacillare
Koha e Inkubacionit: 4-7 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Dhimbje të barkut, ethe, dhe diarre. Fece me përmbajtje gjaku dhe mukus.
Kohëzgjatja e Simptomave: 24-48 orë
Burimet Ushqimore: Prodhime të freskëta, ujë i pijshëm i ndotur, ushqime të papjekura.
Staphylococcus aureus
Emërtimi i Sëmundjes: Helmim i ushqimit nga Staphylococcu
Koha e Inkubacionit: 1-6 orë
Shenjat dhe Simptomat: Shfaqje e papritur e të përzierave dhe të vjella. Dhimbje të barkut. Mund të shfaqë diarre dhe ethe.
Kohëzgjatja e Simptomave: 24-48 orë
Burimet Ushqimore: Mish i ruajtur jashtë frigoriferit ose në temp. jo korrekte në frigorifer, sallatë me patate dhe vezë, pastat kremoze.
Vibrio parahaemolyticus
Emërtimi i Sëmundjes: Infeksion nga V. Parahaemolyticus
Koha e Inkubacionit: 4-96 orë
Shenjat dhe Simptomat: Diarre të ujshme (me raste të përgjakshme) dhimbje të barkut, të përziera, të vjella, ethe.
Kohëzgjatja e Simptomave: 2-5 ditë
Burimet Ushqimore: Prodhime të detit të papjekura,
të tilla si butakët.
Vibrio vulnificus
Emërtimi i Sëmundjes: Infeksioni me V. vulnificus
Koha e Inkubacionit: 1-7 ditë
Shenjat dhe Simptomat: Të vjella, diarre, dhimbje të barkut, ethe, gjakderdhje brenda lëkurës, ulçera që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Mund të jetë fatale për personat me sëmundje të mëlçisë ose
sistem imun të dobët.
Kohëzgjatja e Simptomave: 2-8 ditë
Burimet Ushqimore: Prodhime deti të pagatuara,
të tilla si butak (veçanërisht oysters).