Patogjenët me origjinë ushqimore

Patogjenët me origjinë ushqimore

Shërbimi ndërkombëtar i shëndetit publik ka identifikuar mikroorganizmat në vijim të cilët mund të jenë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve që merren nga ushqimi i ndotur, qoftë për shkak të ashpërsisë së sëmundjes ashtu dhe për numrin e rasteve të sëmundjeve që ata shkaktojnë.

Kini kujdes nga këto patogjenë.

MËSONI SE KU GJËNDEN DHE SI TI SHMANGEMI

Toxoplasma gondii
Përshkrim: Një parazit që shkakton toksikoplazëm, një sëmundje të ashpër që mund të shkaktojë probleme me sistemin vervor qëndror, vonesa reagimi dhe papastërti shikimi te fëmijët e vegjël. Gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët janë në një rrezik më të lartë.
Burimet: Mish derri i papërpunuar dhe i pagatuar.
Clostridium botulinum
Përshkrim: Ky organizëm prodhon një toksinë që shkakton butolizëm, një sëmundje kërcënuese për jetën që mund të ndalojë muskujt e frymëmarrjes për të lëvizur ajrin brënda dhe jashtë mushkrive.
Burimet: Ushqimet që përgatiten në kushte të papërshtatshme shtëpie. Për t’u ruajtur pikërisht prej kësaj, mjalti nuk duhet t’i ushqehet fëmijëve më të vegjël se 12 muaj.
E. coli O157:H7
Përshkrim: Një bakter që mund të shkaktojë një toksinë vdekje prurëse dhe shkakton një numër mesatar prej 73.000 rastesh të sëmundjeve që merren nga ushqimi çdo vit në SHBA.
Burimet: Mishi i viçit përgjithësisht i pagatuar ose i gatuar pak, qumështi i papërpunuar dhe lëngjet e papasterizuara.
Listeria monocytogenes
Përshkrim: Shkakton listerinë, një sëmundje serioze për gratë shtatzëna, për të sapo lindurit dhe të rriturit me një sistem imunitar të dobët.
Burimet: Bulmetet e papasterizuara; përfshirë djathrat e njomë; sallameria; peshku i tymosur; hot dog; brumrat, dhe sallatat e parapërgatitura me sallam proshutë, vezë, produkte deti dhe sallatë me mish pule.
Norovirus
Përshkrim: Shkaktari viral kryesor në SHBA që shkakton diarrenë. Shkaqet higjienike të varfëra e bëjnë Norovirusin lehtësisht të trasmetueshëm nga njeriu te njeriu dhe nga njeriu në produktet ushqimore.
Burimet: Çdo ushqim i kontaminuar nga çdo individ i infektuar me virus.
Salmonella
Përshkrim: Bakteri më i zakonshëm që shkakton diarre në SHBA dhe shkaktari më i zakonshëm që shkakton vdekje njerëzore. Përgjegjës për 1.4 milion raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar çdo vit.
Burimet: Vezët e gjalla dhe të papërpunuara, mishi i pulës dhe i viçit i pagatuar, zarzavatet dhe frutat e freskëta dhe produktet e bulmetit të papasterizuara.
Staphylococcus aureus
Përshkrim: Ky bakter prodhon një toksinë që shkakton një të vjellë të shkurtër pasi të jetë ngjitur.
Burimet: Ushqimet e gatuara me shumë proteina (psh: sallam i gatuar, sallata, produkte brumi, produkte bulmeti) të cilat janë mbajtur për një kohë të gjatë në temperaturë mjedisi.
Shigella
Përshkrim: Shkakton 448.000 raste sëmundjesh të vlerësuara çdo vit. Kushte të varfëra higjienike bëjnë që Shigella të trasmetohet lehtësisht nga njeriu te njeriu dhe nga njeriu në produkte ushqimore.
Burimet: Sallatat, uji i papastër dhe çdo ushqim i ruajtur nga dikush i infektuar me këtë bakter.
Campylobacter
Përshkrim: Bakteri i dytë më i zakonshëm që shkakton diarre në SHBA
Burimet: Mish i pagatuar dhe i gatuar pak, qumësht i papërpunuar dhe ujë i patrajtuar.
Vibrio vulnificus
Përshkrim: Shkakton gastroenteritis, infeksion të plagëve dhe infeksione të rënda në gjak. Njerëzit me sëmundje mëlçie janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Burimet: Ushqimet e detit të papërpunuara dhe të pagatuara, veçanërisht butakët.

Për më shumë informacion për 10 patogjenët e listuar kontrolloni faqen zyrtare:www.cdc.gov.

Partneriteti për Edukimin mbi Sigurinë Ushqimorewww.fightbac.org