Këshilla praktike

Ushqime Speciale / Këshilla Speciale

ushqim_te_moshuarDisa ushqime mund të përmbajnë baktere që mund të jenë specifikisht të dëmshme për të rriturit në moshë dhe të shkaktojnë sëmundje serioze. Ky nënartikull thekson se si të moshuarit këshillohen të mos hanë disa ushqime të caktuara.

 

Ushqime të gatshme që duan vetëm ringrohje:

Është e rëndësishme të ringrohen disa ushqime të frigoriferit që mund të jenë të parapërgatitura.Disa ushqime rikontaminohen me baktere pasi janë përpunuar dhe paketuar në punishte.

Këto ushqime përfshijnë:

Hot dog, mish i gatshëm për dreka, të ftohta dhe ushqime të tjera me bazë sallamrash ose pule që duhen mbajtur në frigorifer.

Ringrohini këto ushqime sa janë shumë të nxehta. Nëse nuk i ringrohni dot këto ushqime, mos i hani.
Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë pasi merreni me këto ushqime të gatshme. (Lajini të paktën për 20 sekonda). Gjithashtu, lani tavolinën e punës, enët dhe mjetet me ujë të ngrohtë dhe sapun. Larja e kujdesshme ndihmon në eliminimin e çdo bakteri që mund të jetë në duart tuaja, ose sipërfaqe të tjera nga ushqimi që përgatitët para se të ngrohej.

 

Ushqime që të moshuarit këshillohen të mos i hanë:

• Peshk i gjallë, përfshirë midhje, guacka, arragosta dhe gaforre.

mish_crudo• Hot dog dhe mish të gatshëm, vetëm nëse nuk janë ngrohur më parë.

• Qumësht i papasterizuar ose djathë të butë si:( djathë i bardhë, gorgonzola dhe djathë meksikan) vetëm nëse kanë të etiketuar “pëgatitur me qumësht të pasterizuar”.

• Pjata të futura në frigorifer ose mish në kuti.

• Fruta deti të tymosura në frigorifer, përveç rasteve kur janë të gatuara.

• Vezë të gjalla ose të gatuara pak, si dhe produkte që përmbajnë vezë siç janë salcrat e sallatave, ëmbëlsira ose gjalpë, ose në disa pije. (ushqime të tilla që janë përgatitur me vezë të pasterizuara janë të sigurta për t’u ngrënë.)

• Mish i gjallë ose shpendë.

• Lakra të egra (jonxhë, tërfil dhe rrepa)

• Lëng i patrajtuar ose jo i pasterizuar perimesh dhe frutash. (Këto lëngje duhet të kenë një etiketë lajmëruese)

 

Ushqime të gatshme dhe ushqime që shpërndahen në shtëpi

Kur doni të hani në shtëpi por nuk doni të gatuani, kujt t’i drejtoheni?

fast-food• Shumë ushqime të gatshme, duke përfshirë vaktet që merren me vete, janë shumë popullore.

• Të blera nga dyqanet ushqimore, restorantet, disa vakte janë të nxehta dhe disa janë të ftohta.

• Të porositësh vakte të gatshme që shpërndahen në shtëpi nga shërbimet e restoranteve është një opsion që shumë konsumatorë dëshirojnë ta përdorin.

• Sigurisht, për ata që preferojnë cilësinë, ka shërbime që përgatisin ushqimin çdo ditë.

Vaktet e gatshme, të nxehta dhe të ftohta janë ushqime që prishen dhe mund të shkaktojnë sëmundje kur nuk trajtohen si duhet.

Rregulli i 2 orëshit

Bakteret e dëmshme mund të shumëfishohen në “zonën e rrezikshme” (ndërmjet 40 dhe 140°F). Mbani mend rregullin e 2 orëshit.

Hidhni çdo ushqim që prishet që është lënë në temperaturë dhome më gjatë se 2 orë.

(Kur temperaturat janë mbi 90°F, hidhini ushqimet pas 1 ore!)

 

USHQIME TË NXEHTA: Kur blini ushqime të nxehta, mbajini të nxehta. Hani ushqimet e nxehta brenda 2 orëve që të parandaloni shumëfishimin e baktereve të dëmshme. Nëse nuk i hani brenda 2 orëve dhe doni t’i mbani ushqimet të nxehta mbajini ushqimet në furrë me temperaturë të lartë mjaftueshëm që ushqimi të jetë në temperaturën 140°F ose më shumë. (Përdor një termometër ushqimor për të kontrolluar temperaturën.)

Gatimet e tjera, si mbushjet, duhet të rrinë të nxehta në furrë. Duke i mbuluar ushqimet do t’ju ndihmojë për t’i mbajtur ato të buta.

Gjithsesi, ushqimi juaj i gatuar do të ketë shije më të mirë nëse nuk e mbani në furrë për shumë gjatë. Për shije më të mirë, mbajini ushqimet në frigorifer dhe më pas i ngrohni kur të jeni gati për t’i ngrënë.

Ja si të veproni:

• Ndajeni mishin ose mishin e shpendëve në porcione të vogla, për t’i futur në frigorifer ose në ngrirje.

• Futini në frigorifer ose në ngrirje salcrat, patatet dhe perimet e tjera në enë të cekta.

• Hiqini mbushjen shpendëve të gatuar dhe mbajeni në frigorifer.

 

USHQIMET E FTOHTA duhet të konsumohen brenda 2 orëve ose të futen në frigorifer, ose të ngrihen për t’u ngrënë një kohë tjetër.

Ringrohje?

Ju mund të keni dëshirë të ringrohni vaktin tuaj, nëse është blerë i nxehtë dhe më pas është mbajtur në frigorifer, ose është blerë që në fillim i ftohtë.

• Ngroheni ushqimin deri në165°F.

• Salcrat është më mirë t’i zieni.

• Nëse e ngrohni ushqimin në mikrovalë, mbulojeni ushqimin dhe rrotullojeni enën që ushqimi të ngrohet në mënyrë të barabartë dhe të mos krijojë “pika të ftohta” që mund të jenë ambient për bakteret.

Të konsumosh ushqime jashtë

ushqim_ne_restorantShumë njerëz për kënaqësi , ose edhe të detyruar konsumojnë ushqime jashtë shtëpisë.

Të gjithë stabilimentet e shërbimit të ushqimit duhet të ndjekin një linjë për sigurinë ushqimore të caktuar nga shteti dhe departamentet lokale të shëndetit.

Por përvec kësaj mund të kujdesemi edhe vetë për ushqimin

Pastërtia: Kur dilni jashtë për të ngrënë, shikoni sa të pastra janë gjërat që përpara se të uleni. Nëse nuk është sipas standarteve tuaja, mund të shkoni diku tjetër.

Gatimi: S’ka rëndësi se ku hani, gjithmonë porosisni ushqime të gatuara mirë në temperatura të larta. Kujtoni që ushqime si mishi, shpendët, peshku dhe vezët, kanë nevojë të gatuhen mirë që të mos kenë baktere .Kur ju serviret një ushqim i nxehtë, sigurohuni që të jetë ashtu vërtet dhe i gatuar mirë.Nëse nuk është, kthejeni mbrapsht.

Mos hani ushqime të gatuara pak ose të gjalla, si guackat ose vezët.Vezët e gjalla ose të gatuara pak mund të fshehin rreziqe në disa lloj ushqimesh si Sallata Cezar, mustarda ose disa lloje salcrash.Nëse këto ushqime janë gatuar me vezë komerciale të pasterizuara, janë të sigurta.Nëse nuk jeni i sigurt rreth përbërësve në një gatim të veçantë, pyesni përpara se të porosisni.