Këshilla praktike

Mos ndotni në mënyrë të kryqëzuar

CROSSCON“Kros-kontaminimi” , ose ndotja në mënyrë të kryqëzuar, është një term shkencor për mënyrën si mund të përhapen bakteret nga një produkt tek tjetri.

Kjo ndodh kur merresh me mish të gjallë, mish shpendësh dhe fruta deti. Prandaj mbajini këto ushqime dhe lëngjet e tyre larg nga ushqimet që do të gatuhen.

• Ndani mishin e gjallë, mishin e shpendëve dhe frutat e detit nga ushqimet e tjera në karrocën e pazarit dhe në frigorifer.

• Nëse është e mundur, përdorni një dërrasë të ndryshme prerjeje për mishin.

• Gjithmonë lajini dërrasat e prerjes, enët dhe mjetet e tjera me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh.

• Vendoseni ushqimin e gatuar në një pjatë të pastër. Nëse e vendosni ushqimin e gatuar në pjatën që kishte mishin e gjallë, bakteret kalojnë nga mishi tek ushqimi.