Këshilla praktike

Gatimi: Gatuaj në temperatura të përshtatshme

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë mendimin se ushqimet janë të gatuara në mënyrë të sigurt kur temperatura është e lartë dhe për një kohë të gjatë, kështu të gjithë bakteret vriten. Mënyra më e mirë për t’i luftuar ato është:temperature_food

• Përdorim një termometër të pastër ushqimesh, që të sigurohemi që gatimet me mish janë gatuar mirë.
• Biftekun, mishin e viçit dhe rostot e qengjit dhe bërxollat duhen gatuar me të paktën 145°F. Gatuajeni mishin e të gjithë shpendëve me temperaturë të brendshme 165°F, ose më shumë sipas shijeve personale.
• Gatuajeni mishin e viçit që rritet ne kullota, ku bakteret përhapen gjatë përpunimit, me të paktën 160°F. Kontrollojeni temperaturën me një termometër ushqimesh.
• Gatuajini vezët derisa e bardha dhe e verdha të jenë solide. Mos përdorni receta kur veza mbetet e gjallë ose pjesërisht e gatuar.
• Peshku duhet të jetë opak dhe të ndahet lehtësisht me një pirun.boiled-eggs
• Kur gatuani në mikrovalë, sigurohuni që të mos ketë pika të ftohta në ushqim, sepse aty bakteret mbijetojnë. Për ta bërë këtë, mbulojeni ushqimin, përziejeni dhe rrotullojeni pjatën me dorë njëherë ose dy herë gjatë gatimit. (Përveç rasteve kur keni një mikrovalë me vetërrotullim).
• Përdorni një termometër ushqimesh për t’u siguruar që produktet kanë arritur një temperaturë të brendshme të sigurtë.
• Nëse po ringrohni ushqime të mbetura, temperatura duhet të jetë 165ºF. Salcat, suprat dhe kremrat duhet të ziejnë.

Gatuajini ushqimet si vijon:
Produkte vici, qingji, derri 160°F
 Pulë, gjel deti 165°F
Rosto vici, qingji & berxolla 145°F (kur janë të pjekura pak)

160°F (kur janë të mesme)

170°F (kur janë të pjekura mirë)

Copa, rosto, brinjë derri 160°F (kur janë të mesme)

170°F (kur janë të pjekura mirë)

Proshutë E gatuar – 140°F
E freskët – 160°F
Sallame të freskët 160°F
Shpendë(Gjel deti &Pulë) 165°F (kur është i gjithë zogu)
165°F (kur janë vetëm gjokset)
165°F (kur janë këmbët dhe kofshët)
Të brendshmet e shpendëve -165°F (kur gatuhen vec)
Vezët (të skuqura ose të ziera) Derisa edhe e bardha edhe e verdha të jetë e fortë
Gjellë në tenxhere 160°F
Salcat, krem karamel 160°F
Peshku derisa të ndahet me pirun

Ka disa lloje termometrash:

• Dixhital për furra: Ky lloj termometri vendoset në ushqim në fillim të gatimit dhe lihet aty deri në fund. Ky termometër këshillohet të përdoret për mish të plotë, jo gjokse pa kocka.

• Dixhital të momentit: Ky lloj termometri nuk duhet të rrijë gjatë gjithë kohës në ushqim. Ai e lexon temperaturën në moment për 15- 20 sekonda. Ky lloj termometri mund të përdoret për ushqim të hollë si gjokse pule, hamburger, etj.

• Dixhital me sensor për lexim të momentit: Ky lloj termometri nuk duhet të rrijë gjatë gjithë kohës në ushqim. Ai e lexon temperaturën në moment për 10 sekonda me anën e një sensori që ka në majë.