Këshilla praktike

Pastërtia: Lani shpesh duart dhe sipërfaqet ku gatuani

Bakteret mund të jenë të pranishme në të gjithë kuzhinën, duke përfshirë dërrasat e prerjes, enët, sfungjerët dhe banakët.

•Lani duart me ujë të nxehtë dhe sapun përpara dhe pas gatimit.lani_perimet

•Lani dërrasat e prerjes, enët dhe banakët me ujë të nxehtë dhe sapun pas përgatitjes së çdo ushqimi. Periodikisht, duhen përdorur sterilizues kuzhine (1 lugë gjelle klor lëng, pa erë për një litër ujë) mund të përdoret për të shtuar mbrojtjen.

• Kur dërrasat e prerjes (qofshin plastike, joporoze, akrilike ose druri) vjetërohen duhen zëvendësuar.

• Përdorni letër kuzhine për të fshirë dhe pastruar sipërfaqet në kuzhinë

•E rëndësishme: shpëlani produktet e gjalla me ujë të rrjedhshëm. Mos përdorni sapun ose detergjentë të tjerë. Nëse është e nevojshme përdor një furçë të vogël perimesh për të hequr papastërtitë nga sipërfaqja e tyre.