Këshilla praktike

Siguria ushqimore për një shëndet sa më të mirë

bakteret_tek_mishiTë gjithë njerëzit gjatë jetës së përditshme blejnë dhe përgatisin ushqimin për të ngrënë. Por shumë gjëra, tashmë kanë ndryshuar, që nga mënyra që prodhohet ushqimi dhe shpërndahet, deri në mënyrën si përgatitet dhe konsumohet. Cfarë ka ndryshuar gjithashtu është dhe aftësia për të luftuar bakteret e rrezikshme që mund të pushtojnë trupin tonë nëpërmjet asaj që hamë.

Shprehja “një gram parandalim sot vlen sa një gram kurë” mbetet akoma e vërtetë. Parandalimi i rritjes së mikroorganizmave të rrezikshme në ushqim është çelësi për të reduktuar miliona sëmundje dhe mijëra vdekje çdo vit. Ekspertët i quajnë “ sëmundje me origjinë ushqimore”, ndërsa njerëzit zakonisht e quajnë “helmim nga ushqimi”.

Sot ushqimi në supermarkete vjen nga e gjithë bota dhe pothuaj 50% e parave shkon për ushqimin që e gatuajnë të tjerët, siç janë restorantet , fast food-et etj.
Ajo ç’ka ka ndryshuar në ndërgjegjësimin tonë është njohuria mbi sëmundjet që shkaktohen nga bakteret në ushqime:

Nëpërmjet shkencës, ne kemi zbuluar bakterie të reja dhe të rrezikshme dhe viruse që gjenden në ushqime, baktere të cilat nuk i njihnim vite më parë. Shkenca na ka ndihmuar të gjejmë sëmundje që shkaktohen nga baktere dhe viruse në ushqim, sëmundje që nuk i njihnim vite më parë. Sot dimë që sëmundje si artriti shkaktohen nga ushqimet.

Një shtresë e njerëzve si gratë shtatzëna, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe ata me imunitet të dobët mund të përballen me një sërë rreziqesh, duke përfshirë edhe ata mbi 65 vjeç. Këta njerëz janë më të prirur për sëmundje që vijnë nga ushqimet, sepse shëndeti i secilit është i ndryshëm, gjithashtu edhe aftësia e tij/saj për të luftuar sëmundjet. Sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bashkë me moshën, ndryshon edhe rritja e prodhimit të acidit të stomakut.

Acidi i stomakut luan një rol të rëndësishëm në pakësimin e numrit të baktereve në aparatin tretës, duke shtuar që sëmundjet e fshehura si diabeti, disa trajtime kanceri dhe sëmundjet e veshkave mund të rrisin rrezikun e personave për sëmundje që vijnë nga ushqimi.

Është e vështirë për njerëzit të dallojnë bakteret e dëmshme në ushqim që mund t’i kenë bërë keq, zakonisht njerëzit mendojnë se nëse janë ndjerë keq e kanë nga vakti i fundit. Në fakt, ka një rreze të gjerë ndërmjet të ngrënit të ushqimit me baktere të dëmshme dhe shfaqjes së sëmundjes.

Zakonisht bakteret e ushqimit duan 1 deri në 3 ditë të shkaktojnë sëmundje, por mund të ndjeheni keq duke filluar që nga 20 minuta deri në 6 javë, pasi kemi konsumuar disa ushqime me baktere të rrezikshme.

Nëse sëmureni nga ushqimi mund të keni dhimbje stomaku, të vjella ose diare, simptomat mund të jenë si të gripit, me temperaturë dhe dhimbje koke dhe dhimbje trupi.

Duhet të këshilloheni me mjekun tuaj nëse ndjeheni keq pasi keni ngrënë jashtë, duhet menjëherë të këshilloheni me mjekun për të shmangur pasoja të mëtejshme.