Këshilla praktike

Vaktet ushqimore që konsumoni në shkollë dhe punë mbajini të ftohta

15.599.tif

• Të mbash të ftohtë drekën ngadalëson rritjen e baktereve dhe mban të sigurtë ushqimin.

• Bakteret e dëmshme shumëfishohen me shpejtësi në “zonën e rrezikshme” temperaturat ndërmjet 40 dhe 140 gradë F.

• Mbajini ushqimet që prishen në frigorifer deri në momentin që largoheni nga shtëpia.

• Përfshini një pako me xhel të ngrirë ose kuti me lëng të ngrirë në çantën e drekës.

• Përdorni një çantë me izolim të butë nëse ështe e mundur. Është më e mira për të mbajtur të ftohta ushqimet.

• Ruajini artikujt që prishen në frigorifer (nëse është e mundur) menjëherë pasi të arrini.

• Përdorni një enë të izoluar për të mbajtur të nxehtë ushqimet e ngrohta 140 gradë F ose më shumë.

• Gatuajini vaktet e ngrira sipas instruksioneve në ambalazh, duke përfshirë kohën që duhet nëse përdor një mikrovalë.

Temperaturat e sigurta për gatim, siç maten me termometër ushqimor

Mish dhe përzierje mishi

Biftek, mish derri, mish viçi, mish qingji – 160°F

Mish gjeli deti, pule – 165°F

Biftek, mish derri, mish vici, mish qingji i freskët – 145°F

Me 3 minuta kohë për ta lënë të kullojë

Mishi i shpendëve

Pulë & gjel deti, e tëra – 165°F

Pjesë shpendësh – 165°F

Rosë & Patë – 165°F

Mbushje (e gatuar veç ose bashkë me zogun) – 165°F

Proshutë

E freskët (e gjallë) – 160°F

E parapërgatitur (për t’u ringrohur) – 140°F

Vezë dhe gatime me vezë

Gatuajeni derisa e verdha dhe e bardha të jenë të forta

Gatime me vezë – 160°F

Ushqimet e detit

Peshku me pendë / krahë – 145°F ose derisa mishi të jetë opak dhe të ndahet lehtë me pirun

Karkaleca, karavidhe dhe gaforre – Derisa mishi të jetë i fortë dhe opak

Molusqe, goca deti dhe midhje – Derisa guacka të hapet gjatë gatimit

Guacka deti – Derisa mishi i saj të jetë i bardhë ose opak dhe i fortë në 165°F

Gatime të mbetura – 160°F