Dietë e shëndetshme – disa këshilla

Dietë e shëndetshme – disa këshilla

Një dietë e shëndetshme na ndihmon që të mbajmë ose të përmirësojmë shëndetin tonë dhe çka është më e rëndësishme ndihmon në luftën ndaj problemeve shëndetësore të tilla si: sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, hipertensionidhe kanceri. Një dietë e shëndetshme përfshin kryesisht konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave, por edhe mishin dhe prodhimet e detit në sasi të moderuar për të kënaqurkërkesat përenergji, por edhe për të furnizuar  organizmin me lëndët ushqyese thelbësore siç janë proteinat, karbohidratet, vitaminat dhe fibrat bimore.

Më poshtë do të gjeni një shembull të një diete të shëndetshme.

Mëngjesi: • 1 gotë qumësht 1.5% yndyrë
• 1 fetë bukë e zezë 30 gr, 1 lugë kafe gjalp
• 1 luge kafeje mjaltë
Paradreka: • 1 mollë + kanellë
Dreka: • 120 gr fileto viçi në zgarë ose furrë
• 1 pjatë sallatë (150gr) + 1 lugë supe vaj ulliri
• perime turli në furrë
• 1 fete bukë e zezë 30 gr
Mbasdite: • 1 kostotal 0 % + 1 lugë supe stafidhe + 5 bajame
Darka: •1 grusht luleshtydhe
Mëngjesi: • 1/2 gotë lëng portokalli i shtrydhur
• 1 vezë e zier
• 1 fetë bukë e zezë 30 gr
• 30 gr  gjizë
Paradreka: • 2 kivi
• 4 krakersa integrale (misura)
Dreka: • 1 peshk i vogël zgare ose furre (120 gr)
• 1 fete bukë e zeze 30 gr
• 150gr lakra të ziera (sallatë) +1 lugë supe vaj ulliri
Mbasdite: • 1 pjatë të vogël rizoto me perime si karrotë, misër, spec jeshil,spec i kuq (60gr oriz i pagatuar)
Darka: • 1 mollë mesatare
Mëngjesi: • 1/2 gotë lëng portokalli i shtrydhur
• 1 fetë bukë tëzezë 30 gr + 1 lugë kafe gjalp
• 1 fetë proshutë krudo
Paradreka: • 10 bajame
•1 dardhë mesatare
Dreka: • 120 gr fileto pule në zgare ose në furrë
• 150 gr sallatë +1 lugë supë vajulliri
• 150 gr patate furre
• 1 fetë buke 30gr
Mbasdite: • 150 gr sallatë jeshile+ miser+domate+kastravec+spec jeshil,të kuq+karrotë pa vaj (me uthull balsamike)
Darka: • 1 kos 0% + ½ molle me kanellë
Mëngjesi: • 1/2 gotë lëng portokalli i shtrydhur
• 1 fetë bukë e zezë 30 gr + 30 gr gjizë pa kripë
• 1 vezë e zier
Paradreka: • 1 grusht qershi
Dreka: • 1 pjate fasule ose thjerëza( 40 gr të pagatuara)
• 150gr sallatë me spinaq dhe perime sipas dëshirës+1 lugë supe vaj ulliri
• 1 fete buke e zezë 30 gr
Mbasdite: • 1 kos total 0% + 1 lugë supe stafidhe + 7 lajthi
Darka: • 3 karrota
Mëngjesi: • 1 gotë qumësht 1.5%
• 1 fetë buke e zezë 30 gr + 1 fetë proshutë krudo
• 1 grusht luleshtrydhe
Paradreka: • 1 banane e vogël
• 5 arra
Dreka: • 1 krepe me domate+ kastravec + spec + djathtë bardhe + 30 gr fileto pule
• 150 gr sallatë + 1 lugë supe vaj ulliri
• 1 mollë mesatare
Mbasdite: • 1 pjatë e vogël supe pule me oriz + 1 lugë supe vaj ulliri
Darka: • 2 kivi
Mëngjesi: • 1/2 gotë lëng portokalli i freskët
• 1 fetë buke e zezë 30gr
• 1 lugë e vogël reçel ose mjaltë
Paradreka: • 1 banane të vogël
Dreka: • 150 gr sallatë + 1 lugë supe vaj ulliri
• 1 pjatë makarona me fruta deti (60 gr makarona të pagatuara) + 1 lugë supe vaj ulliri + djath parmixhan i grirë
Mbasdite: • 1 kos total 0 % + 1 grusht qershi
Darka: • 1 kastravec të vogël + 1 karrotë të prerë në shirita
Mëngjesi: • 1/2 gotë lëng portokalli i freskët
• 1 fetë buke 30 gr + 30 gr gjize
• 1 fete proshute krudoë
Paradreka: • 1 kos total 0%
• 2 kivi
Dreka: • 120 gr fileto pule në zgare ose furre
• 1500 gr perime të ziera ose zgare (brokoli, lulelaker, karrota, patate, speca, miser) 1 luge supe djath të grirë parmixhan + 1 lugë supë vaj ulliri ose 120 gr patate sallate me rigon + 1 lugë supe vaj ulliri
• 1 fete buke e zezë 30 gr
Mbasdite: • 4 krakersa + 1 luge çaji reçel ose mjaltë
Darka: • 2 feta të holla mango
Ana XHAFO
Dietologe – Nutricioniste