Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim të legjislacionit të fushës vendos masa administrative (gjobë), masa të cilat në momentin që përbëjnë titull ekzekutiv në zbatim të Ligjit 10279/2010 “Per kundravajtjet administrative”, dhe Kodit të Procedurës Civile ekzekutohen me shërbim përmbarimor.

Në kuadër të realizimit të procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutiv me qëllim realizimin e bashkëpunimit transparent, të drejtë, me shoqëri përmbarimore apo persona fizikë privatë ftojmë shoqëri përmbarimore apo persona fizikë të paraqesin kërkesë për shprehje interesi lidhur me procedurat e ekzekutimit të titujeve ekzekutiv të AKU.

Theksojmë se AKU në cilësinë e kreditorit, si institucion publik është i përjashtuar nga parapagesat e tarifes permbarimore.

Bashkëpunimi pritet të fillojë në përfundim të afatit për shprehje interesi, pra duke nisur nga data 04.03.2019.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen në kopje të printuar në adresën e mëposhtme brenda datës 04.03.20198 dhe të shënohen qartë “Shprehje Interesi për Ekzekutimin e Titujve Ekzekutiv të AKU’’ në adresën :

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Rruga : Myslym Keta, Tufinë, Tiranë