Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marr pjesë në seancën për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” ku ngritën domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin penal sa lidhet me çështjen e Sigurisë Ushqimore.

AKU referuar natyrës së shkeljeve të hasura, gjatë vitit 2018 ka referuar pranë organeve të prokurorive të rretheve , 65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal.

AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë, ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.

Date: 09/01/2018