Së fundmi, AKU ju ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, (gjithsej 5029 subjekteve) duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e të pandërprerë me një qëllim të vetëm, siguria ushqimore në vend.

Inspektorat tanë kanë evidentuar shumë raste të tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe që keq informojnë konsumatorin. Ndaj, në këtë letër theksi bie tek çështja e etiketimit i cili është detyrim i kërkesave rregullatorë dhe është mënyra e vetme nëpërmjet së cilës konsumatori merr informacion lidhur me produktin që ofrohet për konsum.

Kështu gjatë vitit 2018 janë ndëshkuar 208 subjekte për shkelje të kërkesave të etiketimit, ndërsa në 2017-ën , 91 subjekte. Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 – 2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa.

Shkresa Informimi i konsumatorit